Kryen 38 vjedhje, arrestohet 11 herë, nuk ndëshkohet

Shumë prej pjesëtarëve të forcave të rendit e njohin 33 vjeçarin Ragip.B., pasi iu ka rënë ta arrestojnë shumë herë për hajni të ndryshme. Nga viti 2004, ai është arrestuar 11 herë, dyshohet se është i përfshirë në 38 vjedhje, kryesisht të rënda, por asnjëherë nuk është ndëshkuar për këtë.
Për herë të fundit ai është arrestuar me 18 qershor në Prishtinë.

Policia e Kosovës ende pa e kompletuar dosjen për të dorëzuar kallëzim penal në prokurori, e arreston atë sërish për vepra të njëjta.

Një ditë më herët një vjedhje është raportuar në rrugën “Rasim Kiçina”. Denoncuesi ka njoftuar policinë se persona të njohur ia kanë hapur derën e shtëpisë dhe i kanë vjedhur një laptop me vlerë prej 300 euro, një Ipad me vlerë prej 100 euro dhe një telefon celular me vlerë prej 100 euro, shkruan e Koha Ditore.

“Për këtë vepër personi është arrestuar më 18 qershor nga policia”, ka thënë zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Njëri prej policive, i cili është kujdesur për të në Qendrën e paraburgimit, tha se ka mbetur i habitur kur e ka parë për herë të fundit të arrestuarin. /Telegrafi/

Artikulli paraprakSHBA: Shkolla e mesme miraton faljen e namazit për nxënësit
Artikulli vijuesLista esenciale, barnat e lira zëvendësohen me të shtrenjta