Demokracia ka shumë të mira, por ka edhe diçka të keqe. E keqja në këtë demokraci është neni ku flitet për bashkëjetesën mes dy njerëzve të të njëjtës gjini. Krasniqit iu desh një pyetje e thjeshtë e një aktori, që tash po e udhëheq emisionin humoristik “Përrallë me tupan” të 1st Channel, që të tregojë se ai personalisht është kundër martesës dhe bashkëjetesës së homoseksualëve. “Unë thash demokracia i ka të mirat dhe të këqijat e veta”, ka thënë Krasniqi kur u sugjerua nga aktori i Përrallës me Tupan që ta heq nenin nga Kushtetuta i cili e lejon bashkimin e dy personave të të njëjtës gjini. Madje, Krasniqi ka hezituar edhe ta pranojë faktin se në Kushtetuta e Kosovës është tolerante ndaj martesave të të njëjës gjini, poqense kjo çështje do të rregullohej me Ligjin e Familjes. Ai ka insistuar se kësaj pune, nuk i thuhet martesë, por bashkim mes dy njerëzve. “Martesa nënkupton vetëm bashkimin e dy gjinive të kundërta. Unë nuk thash… Por nuk ka martesë mes gjinive të njëjta, shpjegim tjetër nuk ka”, ka thënë Krasniqi, sipas të cilit demokracia ka anën e vet pozitive e sigurisht ka edhe anën negative. “Ajo u jep mundësi zhvillimit të një konkurrence në vendime… Kjo është e mira, e keqja është që kjo hyrje e jona në demokraci e ka shkaktuar një partializim të madh të fuqisë politike të popullit tonë”./exp/kohaislame
You Might also Like
BE-ja kërkon votimin e shpejtë të Demarkacionit në Kuvend
Komisioneri për çështje të brendshme dhe migracion, Dimitris Avramopoulos, i ka bërë thirrje Qeverisë së…
By
4 Min Read
Erdogan: Pushteti atje në Kosovë nuk ka të drejtën për të folur kundër Islamit!
Pushteti i Kosovës sa flet kundër Islamit, le të u a plotësojë kërkesat besimtarëve atje''…
By
1 Min Read
Policia planifikon të blejë armë të gjata
Policia e Kosovës është duke planifikuar të blejë 226 copë armë të gjata. Vlera e…
By
1 Min Read
Rexhepi: Revanshizhëm i pakuptimtë i Serbisë
Arrestimin e dy shtetasve kosovarë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, institucionet e Kosovës…
By
1 Min Read
Komenti i Ditës – Lexo si një qytetarë një portalit i komenton! (FOTO)
Pas një titulli provokativ Agjërimi këtë vit në Kosovë zgjatë 18 orë pason një koment i mrekullueshëm të…
By
0 Min Read
Gashi: Koalicioni PDK-AAK për të keqen e Kosovës
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se koalicioni i…
By
1 Min Read
