Kryetari i Ferizajt tallet me Labinot Tahirin

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa e ka komentuar futjen e këngëtarit Labinot Tahiri në politikë.
Në emisionin Zyra e Ankesave në Radio Dukagjini, Sfarqa ka thënë: “Unë e respektoj, por gjasat e tij për të qenë politikan i suksesshëm janë të barabarta me gjasat e mija që të bëhem këngëtare i mirë”, ka thënë Sfarqa.
 
Ai po ashtu ka folur edhe për anën njerëzore të këngëtarit, me të cilin ka thënë se ka edhe lidhje familjare.
 
Sipas Sfarqës, Labi ende nuk ka arritur që në muzikë ta zë të atin e tij, që sipas Sfarqës ishte një këngëtar që ka lënë vlera të pashlyera në muzikën shqiptare.
Artikulli paraprakBE-ja akuzon Google për dhënie prioriteti faqeve të saj në rastin e kërkimeve
Artikulli vijuesPërvjetori i eksodit të shqiptarëve