'Kryetari i PDSH-së dhe kryesuesit e BDI-së janë kufoma politike!'

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar “bombën” e tetë që është publikuar partia opozitare, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. 
 
Postimi i plotë i Kim Mehmetit në rrjetin social facebook:
 
“Nëse është e vërtetë se njeriu nuk vdesë kur jep shpirt, por në çastin qëkur bëhet i pandjeshëm ndaj turpit, atëherë mund të thuhet se politikën shqiptare e mbisundojnë kufomat politike, si ajo e kryetarit të PDSH-së dhe e kryesuesve të BDI-së, e të cilët qëmoti i ka mbuluar nuri i paturpësisë! Dhe duke qenë të mbisunduara nga politikanë të këtillë, ‘Shqipëritë‘ tona i ka mbuluar pisllëku e krimi dhe në to është e vështirë ta ruash higjienën personale. Por megjithatë, ia vlen të bësh çmos që të mos gjunjëzohesh përpara qelbësirave të këtilla politike!” (Kim Mehmeti)
 
“Është e neveritshme kur dëgjon përgjimet e opozitës maqedonase që shpalosin se kryetari i PDSH-së dhe disa funksionarë të BDI-së i kanë shërbyer dhe i janë nënshtruar vetëm vullnetit të shefit të policisë sekrete maqedonase! Por edhe me e neveritshme është paturpësia e tyre që të dalin publikisht dhe ata të kenë fytyrë të flasin për ‘spiun e tradhtarë’!? Do të thotë kjo se shoqëria shqiptare në Maqedoni është dorëzuar në betejën kundër qelbësirave politike, se jemi bërë mjedis ku asgjë më nuk është e turpshme dhe ku janë rrënuar të gjitha vlerat njerëzore?!” Do të thotë pra kjo se nuk kemi guxim ta pastrojmë këtë shoqëri nga qelbësirat politike, nga ata që na bënë të turpërohemi nga vetvetja?!” (Kim Mehmeti)/Almakos
Artikulli paraprakKjo është lista e liderëve më të paguar në botë
Artikulli vijuesShtëpia e Bardhë organizon festime për Nevruzin