Miq të nderuar,
Akti i parë i dramës me titull ,,Konstrukti,, nën regjinë e politikanëve mashtrues e hajdutë, në produksion të kompanisë privato-publike VMRO-BDI mbaroi. Pasi të lëshohet perdja njëri nga aktorët tha ;- qëllimi u aritë tani shkoni në shtëpi-.
Miq të dashur, ndërkombëtarët me ultimatum ua mbyllën këtë lojë të pistë partive në pushtet.
Bdi-ja dështoi, nuk hahet petulla se qëllimi u aritë kryqi nuk do të ndërtohet. Pra kryqi nuk do të ndërtohet por Maqedonia do të vazhdojë të kryqëzohet. Të plasosh si trimuf mosmbjelljen e një kryqi në Butell ndërsa të mbështesësh politikat që kryqat të mbjellen nëpër Maqedoni si një pyllë ku shqiptarët dhe muslimanët nuk i llogarisin fare si pronarë,është hipokrizi e llojit të vetëm.
Pra Buteli ishte një Vaterlo e Napoleonit, ku gjithçka u shpartallua me bullduzher diplomaci, mbase bariu nuk ishte nga vendi për të mashtruar forcat aleate për aksin e fushbetejës, por ishte nga Amerika.