Kujdes enët plastike në kuzhinë!

Produktet plastike, duke filluar nga enët plastike deri tek gotat, pjatat apo lugët plastike, zënë një vend të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme. Por shumica prej nesh nuk janë të informuar rreth mënyrës së përdorimit të tyre. Specialistë të kësaj fushe kanë dhënë këshilla dhe sugjerime rreth mënyrës së përdorimit të tyre.

Zgjedhja e produkteve plastike në kuzhinë është po aq e rëndësishme sa zgjedhja e produkteve të shëndetshme. Kur nuk bëhet zgjedhja e duhur, enët plastike të zgjedhura për lehtësinë e përdorimit apo lugët plastike të marra për të mos gërvishtur tiganët, përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin tonë. Enët plastike të përdora në furrën me mikrovalë lëshojnë lëndë të dëmshme kimike kur nxehen mbi 70 gradë.

Një nga lëndët më helmuese është Bisfenol-A. Kjo lëndë prish ekuilibrin hormonal, nxit dhe zhvillon kancerin dhe prish prodhueshmërinë e njeriut. Duke pohuar se edhe enët melaminë janë të dëmshme, specialistët theksojnë se enët e përbëra nga melamina dhe formaldehiteni preferohen për shkak të sipërfaqes të fortë, lëmuar dhe të pathyeshme. Por, kur këto enë nxehen mbi temperaturën 70 gradë, lënda formaldehit i kalon ushqimit. I njëjti rrezik ekziston edhe për furrën me mikrovalë. Edhe në rast të kontaktit me ushqimet me përbërje acidike, pjata lëshon lëndën formaldehit. Por, mund të themi se përdorimi i këtyre pjatave nën temperaturën 70 gradë nuk përbën ndonjë rrezik.

Ja enët plastike të kuzhinës që rrezikojnë ngjitjen e lëndëve të dëmshme kimike tek ushqimet:

– Klorur Polivinil: lodrat, shishet, ambalazhi i ushqimeve
Ambalazheve ushqimore, biberonëve, lodrave, shisheve dhe lëndëve plastike u shtohet lënda kimike Falat, që të bëhen më të buta. Kjo lëndë ndikon negativisht tek endokrina dhe duke imituar hormonin seksual estrogjen, mund të parandalojë efektet e tij në trup. Këto dy efekte negative mund të përfundojnë me sëmundje si kanceri i gjirit dhe prostatës, sterilitet apo sëmundje të zemrës.

– Polistiren: gotat plastike një-përdorimshe
Gotat plastike, tasat plastikë ku futet djathi apo kosi, përdoren shumë në kuzhinë. Nga këto produkte çlirohet lënda vinil benzen, me përmbajtje kancerogjene dhe që është i dëmshëm për sistemin tretës, veshkat dhe sistemin respirator.

– Polikarbonatet me Bisfenol-A (BPA): shishet e ujit
Tek shishet plastike të ujit përdoret BPA-ja për t’i forcuar dhe BPA-ja është lënda kryesore e këtyre shisheve. Studimet e kohëve të fundit tregojnë se BPA-ja është një plumb i ri i cili ndikon negativisht tek shëndeti i njeriut. Përdorimi i kësaj lënde është ndaluar në SHBA dhe Kanada. Kjo lëndë mund të ndikojë edhe tek fetusi në barkun e nënës./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakSi ndikon limoni në organizëm?
Artikulli vijuesAgani: Nuk dalim nga koalicioni