Kujdes nga ky mashtrim që ju vjen me njoftim në Facebook

Në qoftë se ju vjen një e-mail se një miku juaj ju ka etiketuar në një foto, kini kujdes – mund të jetë kurth!

Firma e sigurisë Sophos ka identifikuar një maluer të ri, të quajtur Troj/Agent-XNN. Ai ka filluar të qarkullojë në Facebook duke i bërë njerëzit të klikojnë në njoftimet, për të parë foto të tyre.

Pasi klikohet linku, i cili përmban virus, shkarkohet në kompjuter një skedar ZIP i cili lejon hakerat të marrin kontrollin e kompjuterave që operojnë me Windows.

Zakonisht, njoftimet e këtij lloji vijnë me fjalinë se ‘një miku juaj (emri i tij) ju ka etiketuar në një foto’, ndërsa ky maluer vjen me fjalinë ‘një miku juaj ka shtuar një foto me ju në albumin e tij’. (PCWorld Albanian)/kohaislame

 

Artikulli paraprak‘Siria’ në Asamblenë e Përgjithshme
Artikulli vijuesToyota Auris e re, dizajn dhe performanca të avancuara