Kultivimi i Preshit (Purrinit) dhe të mirat e tij shëndetësore

Preshi ose purrini, si e quajmë në Kosovë, nuk është e njohur si bimë e egër, kurse prejardhjen e ka nga Mesdheu lindor. Mendohet se rrjedh nga qepa e qenit ose qepa e vreshtës. (Alliumampeloprosuma).
 
Preshi është i përhapur në tërë Evropën dhe në Amerikën e Veriut. Bimë të ngjashme me preshin janë gjetur në varrezat e egjyptasve të vjetër. Duke bërë zgjedhje të llojeve më të mira të preshit dhe duke mbjellë në mënyrë graduale, është e mundshme që preshin ta vjelim gjatë tërë vitit. Posaçërisht është i përshtatshëm për kultivim në kultura të përziera me sallata dhe tranguj. Si parakultura mund të shërbejnë të gjitha perimet e hershme, përveç qepëve.
 
Klima dhe vendi
Preshi nuk toleron vende nën hije. Nuk kërkon shumë ngrohësi. Megjithatë, ka kërkesa të mëdha për ujë dhe lagështi. I pëlqen toka humusore dhe e yndyrshme. Me rrënjë të thella çanë tokën e rëndë, e imtëson atë dhe kështu përmirëson strukturën e tokës dhe për këtë cilësi që ka e aujnë edhe shëruese të tokës.
 
Mbjellja
Preshi mund të kultivohet, nën kushte të caktuara, gjatë tërë vitit në serra të mbuluara. Në kultivimin e hershëm, mbjellja bëhet në janar, kurse vjelja qershor. Preshi i verës mbillet në shkurt, fidanët mbillen në maj, kurse vjelja në gusht. Preshi vjeshtor mbillet në mars/prill, filizat mbillen në fund të majit/qershorit, kurse vjelja në shtator deri në nëntor. Preshi i dimrit mbillet në maj – qershor, filizat e tij mbillen në korrik/gusht dhe vilet në prill. Kultivimi i preshit në dimër është i mundshëm vetëm në vendet me pakë borë. Acari disa llojeve nuk u bën dëm.
 
Pra mbjelljes së preshit, toka duhet të prashitet mirë dhe duhet plehëruar me pleh të kalbur stalle. Nuk duhet plehëruar me pleh të freskët stalle sepse plehu i tillë ndihmon paraqitjen e dëmtuesve. Preshi dhe karota krijojnë bashkësi stabile të bimëve. Ndihmojnë njëra tjetrën nga sulmi i dëmtuesve. Aroma intensive e karotës i largon insektet e dëmshme, kurse aroma e preshit largon mizën e karotës.
 
Vjelja varet nga koha e mbjelljes. Bimët duhet të nxirren me lopatë, priten rrënjët dhe gjethet e gjata. Preshin e dimrit duhet shkulur sipas nevojës.
Preshin e shkurtit dhe marsit duhet ruajtur në bodrum dhe këtu disa lloje mund të ruhen deri në maj. Preshi mund të shërbejë për të gatuar gjellëra të ndryshme, si perim i vetëm ose në kombinim me perime të tjera. Trungu i preshit mund të përdoret edhe si sallatë, kurse pjesa e fortë e rrënjës mund të jetë pjesë për përgatitjen e supave të ndryshme.
 
Preshi përmban vitamina B1, B2, E dhe C si dhe karotinë (provitaminë A).Mund të ruhet në bodrume të ftohta, i futur në rërë, ose në hapësirë të hapur i futur na kanale në dhe. Llojet që janë rezistente në të ftohët, mund të qëndrojnë të pavjela, por që duhet mbuluar në mënyrë që bora mos t’i dëmtojë.
Artikulli paraprakAdresa IP dhe gjurmimi i aktivitetit tuaj online
Artikulli vijuesKopshtet në shishe