Kur’ani zbulon natyrën e izraelitëve

Kur’ani i madhërishëm flet në më shumë dyzet ajete për izraelitët, ku tregon për fatin dhe të bëmat e tyre në të kaluarën, por që tregon edhe për natyrën e tyre të bindjes dhe të jetës.

Për më tepër ju lëmë vetë të vendosi, duke lexuar këta ajete fisnike të Kur’anit famëlartë:

“O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua. (Bekare, 40)

“O bijtë e israilit, përkujtojeni dhuntinë Time, të cilën ua dhurova, dhe Unë ju pata (të parët tuaj) dalluar ndaj njerëzve të tjerë (të asaj kohe). (Bekare, 47)

“ (Përkujtoni) Kur ne morëm zotimin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkë përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimave, ndaj të varfërve dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; Faleni namazin dhe jepni zeqatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit. (Bekare, 83).

“Pyeti bijtë e Israilit, se sa argumente të qarta u kemi dhënë atyre (dhe nuk besuan). E kush e ndërron të mirën e All-llahut pasi që t’i ketë ardhur ajo, s’ka dyshim se ndëshkimi i All-llahut është i ashpër. (Bekare, 211)

“A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguari të tyre (Shem’unit): “Cakto për ne një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut”! Ai (pejgamberi) tha: “A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni”! Ata thanë: “E ç’kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijtë tanë”? E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve. (Bekare, 246)

“Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngjall të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpitë tuaja. Vërtet, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë. (Ali Imran, 49)

“I tërë ushqimi ishte i lejuar për bijtë e israilit, përveç atij që Israili (Jakubi) para se të zbriste Tevrati, ia ndaloi vetvetes. Thuaju: “Silleni pra një Tevrat dhe lexoni atë, nëse jeni të vërtetë (në çka thoni) “? (Ali Imran, 93)

“Në të vërtetë All-llahu pat marrë zotimin e beni israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: “Unë jamë (mbrojtës) me ju!” Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të All-llahut hua të mirë, Ai patjetër do t’ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t’ju shtie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë. (Maide, 12)

“Ne patëm marrë besë prej beni israilëve, atyre u dërguam pejgamberë, por sa herë që u erdhi atyre ndonjë pejgamber që (me mësime) nuk u pëlqeu epsheve të tyre, ata disa prej tyre i përgënjeshtruan, kurse disa të tjerë i mbytën. (Maide, 70)

“Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës. (Maide, 72)

“Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. (Maide, 78)

“All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!” (Maide, 110)

“Musai tha: O faraon, s’ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve. Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!“ (A’raf, 104-105)

“Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënim) ata thanë: “O Musa, lute për ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t’i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni)”. (A’raf, 134)

“E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëguam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilëve; rrënuam atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.“ (A’raf, 137)

“Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata u takuan me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: “O Musa, na e bën edhe neve një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)”. Ai (Musai) tha: “Ju jeni popull që nuk di”. (A’raf, 138)

“Ne i kapërcyem beni israilët përtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqësisht derisa e përfshiu atë përmbysja, e ai tha: “Besova se nuk ka zot tjetër pos Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!” (Junus, 90)

“Në të vërtetë, Ne i vendosëm beni israilët (pas shkatërrimit të armiqve të tyre) në një vend të mirë, i furnizuam ata me ushqime të dobishme dhe nuk ishin të përçarë (rreth fesë), vetëm pasi që u erdhi atyre dituria (Tevrati). Zoti yt, do të gjykojë mes tyre në ditën e kijametit, për atë që ishin përçarë. (Junuas, 93)

“Edhe Musait Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin përveç Meje, ndonjë që ia besojnë çështjet. (Isra, 2)

“Ne u kumtuam në libër beni israilëve: “Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh”. (Isra, 4)

“Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojnë) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: “O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!” (Isra, 101)

“Pas tij beni israilëve u thamë: “Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier”. (Isra, 104)

“Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.“ (Merjem, 58)

“I shkoni e i thuani atij: “Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë me ne, e mos i mundo! Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.” (Taha, 47)

“Shkoni dhe faraonit thuani: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve. T’i lejosh beni israilët të vijnë me ne!” (Shuara, 16- 17).

“Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!” Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve. A nuk ishte për ata (për jobesimtarët mekas) argument, se atë e dinin dijetarët (ulemaja) e beni israilëve? (Shuara, 22, 59, 197)

“Vërtet, ky Kur’an u rrëfen beni israilëve të shumtën e asaj që ata ishin të përçarë.” (Neml, 76)

“Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënçmuese, prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm.” (Duhan, 30 – 31)

“Thuaj: “Më tregoni mua se nëse ai (Kur’ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat (si do të jetë puna juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshmoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zullumqarë)?” E, s’ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.” (Ahkaf, 10)

“Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllëkun dhe aftësi për të gjykuar midis njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.” (Xhathije, 16)

“Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”. (Saff, 6)

“Ai (Haruni) tha: “O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: I përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?” (Taha, 94)

“O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe me shkurtëza.” (Taha, 80)

(Islampress)

Artikulli paraprakLLojet e njerëzve në relacion të pranimit të shpalljes
Artikulli vijuesMrekullitë matematikore të Kur’anit