Ish-lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas protestës së djeshme të shqiptarëve në Shkup, ka thënë se protesta ishte e drejtës dhe me qëllime të mira.
“Kjo ishte një protestë e drejtë dhe me qëllime të mira”, tha Kurti në deklaratën e tij për Gazetën Lajm.
“Shqiptarët në Maqedoni janë shqiptarë nën Maqedoni, dhe kundërshtimi i regjimit autokratik përmes protestave demokratike është detyrë e çdo shqiptari, e çdo qytetari dhe e çdo njeriu liridashës”, ka thënë Kurti.
Dje, shqiptarët në Maqedoni protestuan kundër Qeverisë nën moton “Drejtësi, Dinjitet, dhe Demokraci”, të organizuar nga Këshilli që përfaqëson disa parti opozitare, organizata joqeveritare dhe intelektualë të pavarur.