
Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të akuzuarit Albin Kurti, kundër aktvendimit mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 27.11.2017.
“Albin Kurti së bashku më Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli po akuzohen për shkak të veprës penale: “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe Veprën penale; “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 409 i te njëjtit kod.
Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pa bazuara, ngase sikur del nga shkresat e lëndës, të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi me 26.11.2017, e kanë shkelur masën e arrestit shtëpiak, të caktuar nga ana e Gjykatës së Apelit më 25.11.2017.
Andaj sipas Gjykatës së Apelit, gjykata e shkalles se parë ka vepruar drejtë, kur atyre ua ka caktuar masën e paraburgimit, konform dispozitës se nenit 183 paragfai 5 lidhur me nenin 187 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit. /Telegrafi/