Dje rreth orës 14:00 në fshatin Zhabar të Mitrovicës, një shtetas me inicialet G.A, në moshën 19 vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një incidenti.
Dyshohet se viktima, fëmija I vetëm në familje, po rinovonte një mur.
Lajmin e humbjes së G.A e ka konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se viktima është gjetur pa shenja jete pas shembjes së murit.
“Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, derisa njësitet policore janë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Zahiti.
Merret vesh se i ndjeri ishte duke punuar në renovimin e një pishine, kur një ekskavator e ka goditur murin, kur më pas muri ka rënë mbi të duke e zënë dhe marrë jetën.
Në Polici kanë thënë se rasti po hetohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Ai ishte i njohur në rrethin e Mitrovicës, si besimtar, që falte namaz. Familja ka hapur të pame, sipas një fotografie të postuar nga disa familjar të tij. Shumë lutje janë bërë për të, duke e lutur Allahun që këtë të vdekur ta bëjë prej banorëve të Xhenetit.