“Lajm”-EKSKLUZIVE: Kim Mehmeti me kumanovarët e Lagjes së Trimave do të niset në protestat e 9 Majit

Gazeta Lajm merr vesh ekskluzivisht se anëtari i Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti, me disa pjesëmarrës të tjerë të këtij Këshilli, do të niset bashkë me kumanovarët prej te Lagjja e Trimave në Kumanovë, për në protestat e 9 Majit që janë paraparë me fillim prej orës 17:30 prej te parku i Çairit deri te Qeveria e Shkupit.

Këtë lajm tashmë e kemi konfirmuar nga burimet tona, por ende zyrtarisht nuk është prononcuar shkrimtari Kim Mehmeti. Mësojmë se prezenca e Mehmetit me anëtarët e tjerë të Këshillit Opozitar, dhe nisja prej te Lagjja e Trimave për në protestat e 9 Majit në Shkup po mirëpritet nga kumanovarët./Lajm/

 

Artikulli paraprakGrindje e përgjakshme e vëllezërve në Tetovë, njëri i lënduar rëndë
Artikulli vijuesEkipi i përzier policor zbuloi migrantë në një kamion afër Demir Kapisë