Kryetari i Kongresit botëror maqedonas, Todor Petrov, është rrahur pas vendosjes së gurrëthemelit të kryqit në komunën e Butelit. Policia ka konfirmuar rastin ndërsa kanë thënë se detaje tjera do të japin më vonë.
Todor Petrov është iniciator i vendosjes së kryqit në Butel, ndërsa sot u paralajmëruar se kryqe të tillë, gjigant do të vendosen edhe në Katllanovë dhe në Gjorçe Petrov në dy hyrjet e Shkupit.