Shqiptari Ferid Hajrullahu padit R.M.-në në Strasburg, e fiton gjyqin

Gjykata Evropiane Për të Drejtat e Njeriut, me 29 tetor të vitit 2015 në lëndën e aplikuesit Ferid Hajrullahu solli një gjykim sipas së cilës, vërtetohet se Republika e Maqedonisë është përgjegjëse për lëndim sipas nenit 3 ( ndalesë për torturë) nga Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, për shkak të “lëshimeve për t`u hetuar thëniet e aplikuesit për torturën policore” dhe për shkak të “torturimit nga agjentë nga shteti i paditur” ( gjatë shlyerjes së paligjshme të lirisë nga 12 deri me 16 gusht të vitit 2005, e kryer për shkak të pranimit me dhunë për kryerjen e veprave terroriste), si dhe lëndim të nenit 6 qëndrimi 1 (e drejta për gjykim të drejt) nga GJEDNJ për shkak të “përdorimit të pranimit të aplikuesit se me 16 gusht të vitit 2005 në procedurën penale kundër tij” (pika 2, 3 dhe 4 nga diapozitivi i gjykimit), shkruan Zoran Gavrilovski në analizën për Akademik.mk

GJEDN rigjykoi kompensim për dëm jo material për aplikuesin në vlerë prej 7.000 euro, ndërsa përfaqësuesit të tij juridik Zoran Gavrilovski i rigjykoi kompensim në vlerë prej 1.010 euro, transmeton zhurnal.mk
GJEND i vërtetoi thëniet e aplikuesit se “është torturuar nga policia përderisa është shlyer nga liria midis 12 dhe 16 gusht 2005” e bazuar me vërtetim nga Instituti për mjekësi gjyqësore nga 19 gushti i vitit 2005 ( i kërkuar nga gjykatësi hetues në datën e njëjtë) ku janë vërtetuar lëndime të rënda në trup.
Duke hulumtuar nëse ka pasur mungesë të hetimit efektiv për thëniet e aplikuesit se ka qenë i torturuar, GJEDN konstatoi se “prokurori publik është bërë jo aktiv pas seancës gjyqësore të 8 nëntorit të vitit 2005, kur aplikuesi ka dhënë deklaratë tjetër në lidhje me torturën e tij, ku e ka përshkruar vendin dhe kohën, si dhe mënyrën dhe mjetet me të cilat janë shkaktuar lëndimet”.
Artikulli paraprakGruevski nuk do të ndërtoje çerdhe për shqiptarët në Maqedoni
Artikulli vijuesTurqia e përshtat orarin e punës për namazin e xhumasë