Lakra e kuqe dhe dobitë e shumta shëndetësore
Anglisht: Red cabbage.
Emri shkencor: Brassica oleracea Capitata
Lakra e kuqe njihet edhe me emrat: lakra blu, lakra vjollcë. Rritet në Marok, në gjysmën Jugore të Azizë dhe në Evropën Jugore. Ngjyra e kuqe që ka tregon se është e pasur me anti-okside, vitamina dhe fibra dietike.
Përmbajtja e lakrës kuqe: lakra e kuqe është e pasur me energji, carbohidrate, sheqerna, fibra, fat, proteina, acid-folik,. Vitaminat; A, Beta-karotin, B6, C, K, potasium.
Dobitë shëndetësore të lakrës së kuqe
– Forcon sistemin imun, dhe riparon qelizat e ADN-së.
– Anti- plakje, rrit aktivizimin e gjakut në lëkurë.
– Parandaluese e kancerit; parandalon radikalet e lira që formohen në trup.
– Forcon shikimin.
– E dobishme për dietikët dhe ata që duan të bien në peshë.
– Anti-toksike dhe e dobishme për sistemin tretës.
– Parandalon ostreoporozën.
– Parandalon sëmundjen Alzheimer.
– Ndihmon në kurimin e ulçërës së stomakut.
– Përmisuese e sistemit nervor dhe përmirëson punën e gjëndrrës Endocrine.
– Parandalon luhatjet e zemrës.
– Mban nën kontroll presionin e gjakut.
– Qetëson dhimbjet e muskujve.
– Ul rrezikun e anemisë.
– Forcon dhëmbët dhe ndihmon rritjen.
– Nxit funksionimin e veshkave.
Si ta gatuajmë
Mund ta përdorim si pije duke e shtrydhur në shtrydhëse frutash; si sallatë duke i shtuar vaj ulliri dhe uthull molle; gjithashtu mund të gatuajmë “lakër të mbushur me oriz”, kjo pjatë është ushqim i përsosur pasi përmban proteina dhe karbohidrate.