Largohet Selim Muça, gati kandidaturat e reja

E-zani

Selim Muça është duke u tërhequr nga pozicini i kreut të Komunitetit Musliman Shqiptar, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të kryetarit të ri. Mosha e madhe dhe problemet shëndetësore kanë qenë arsyet e largimit të tij. Mësohet se kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje e rëndë e cila ia pamundëson kryrjen e këtij funksioni. Kryesia e KMSH-së ka zhvilluar sot nje mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve për postin e kryetarit të ri, i cili pritet të zgjidhet në mënyrë të rrufeshme brenda 4 ditësh në Këshillin e Përgjithshëm Drejtues. Mësohet se kandidaturat për zëvendësimin e Muçës janë Bujar Spahiu, Sabri Hushi dhe Skënder Bruçaj, një emër krejtësisht i panjohur ky, i cili ka vetëm dy muaj që është katapultuar si nënkryetar, me ndryshimet e fundit, ku numri i nënkryetarëve shkoi në katër të tillë, sipas modelit të Partisë së Fortë.

Mbledhja është bërë në fshehtësi të plotë, aq sa edhe vetë anëtarët e kryesisë që miratuan kandidaturat e propozuara nuk kanë ditur gjë për objektin e saj dhe kanë pasur rastin të surprizohen live aty për aty. Nga ana tjetër, anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm u lihet vetëm 4 ditë afat për të zgjedhur kryetarin e ri, pa lënë asnjë hapësirë për propozime të tjera të ardhura nga baza apo edhe degë të tjera të strukturave të këtij institucioni. Gjithçka duket se po bëhet me detyrim e përcaktim, në mënyrë që vullneti i bazës të përputhet me atë të drejtuesve anonimë të KMSH-së, të cilët nuk dihet se kush janë, përderisa vetë anëtarët e kryesisë nuk dijnë gjë se ç’bëhet.

Mësohet se kandidatura e Bujar Spahiut ka gjetur konsensusin e anëtarëve të kryesisë, të vendosur përpaBujar_Spahiura faktit të kryer dhe të gjitha gjasat janë që z. Spahiu të jetë personi që do ta trashëgojë me dinjitet Selim Muçën, madje do ta çojë edhe më tej veprën e tij, pasi ka kredenciale më premtuese në këtë aspekt. Gjithçka duket komike dhe e pabesueshme. Mbetemi të mahnitur nga fakti sesi, në një institucion kaq të paaftë, u gjetën me kaq mjeshtëri më të paaftët ndërmjet tyre, për t’i kandiduar për kryetarë. Duhet thënë se kjo ishte mbledhja e parë e kësaj kryesie, të zgjeruar në 28 vetë me ndryshimet e fundit statutore, dhe mesa duket ky është ndryshimi për të cilin kjo kryesi është projektuar: të zgjedhë Bujar Spahiun kryetar. Ndoshta edhe rritja e numrit të kryesisë në përmasa kaq të pabesueshme është bërë pikërisht për të bindur vetveten në 28 zëra se Bujar Spahiu mundet.

Spahiu është një prej 4 nënkryetarëve që ka aktualisht Komuniteti Musliman, dhe shquhet se deri më sot nuk ka bërë asgje, përveç se ka indinjuar besimtarë të shumtë nëpër xhami, kudo ku ka shkuar për të mbajtur ndonjë hutbe, për shkak se nuk di të lidhë dy fjalë. Sipas një biografie të shkurtër në faqen zyrtare të KMSH-së, Spahiu ka lindur në Kukës, ka mbaruar Medresenë ndërsa ka studiuar në Ez’her për komentim Kurani. Pas studimeve ka kaluar dy vjet mësues në medresenë e Kavajës, dy vjet drejtor i kësaj medreseje, Drejtor i Arsimit në KMSH, dhe në fund, Nënkryetar.Sabri_Hushi

Ndërsa Sabri Hushi, është figurë emblematike për mënyrën sesi paraziton ky institucion. Pas disa shërbimeve pa asnjë produkt nëpër pozicione pa rëndësi në KMSH, ka qenë së fundi edhe inspektor për ruajtjen e meth’hebit hanefi, një post që ka gajasur vazhdimisht këdo që ka dëgjuar për ekzistencën e një sektori të tillë. Mes të tjerash z. Hushi pati një periudhë shkarkimi nga KMSH-ja, pasi u ngatërrua pa dashje me grupin Vokshi. Megjithatë u rikthye në detyrë për sjellje të mirë në opozitë, pas një stazhi të mirë në stolin e rezervave. Sot pritet të rivalizojë fuqishëm për postin e kryetarit, me armën e tij më të mirë, durimin e hekurt që e karakterizon. Në ditët në vijim presim të gajasemi fort me zhvillimet e mëtejshme të ngjarjeve./ezani

Artikulli paraprakLëreni kombin
Artikulli vijuesUnioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë, Pse ndeshen palët në Krime të Ukrainës?