Një projekt i madh Hollywood-ian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e të gjithë botës. Revista “Anabel” shkruan se kompania filmike “Mercury Films”, që do të sjellë në jetë këtë film, që parashikohet të jetë projekti më i madh kinematografik ndonjëherë në Shqipëri.
“Lazarat Burning” do të ketë në kastin e tij aktorë të shquar të Hollywood-it por jo vetëm; aktorë shumë të njohur rusë do të jenë pjesë e këtij kasti, si dhe disa emra të njohur të ekranit shqiptar.
Albana Osmani, moderatorja e “Fiks Fare”, do të debutojë në këtë film për herë të parë si aktore, me një rol shumë të rëndësishëm për ngjarjen e filmit. Bashkë me të, do të luajnë edhe Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi e Blerim Destani, të 3 emra të njohur të fushës së filmit.
Producentët e “Mercury Films”, Issa Zaroui, Salim Zaroui, Marco Balsamo e Mark Crawford, nisën në janar të 2016-ës ekspeditën e tyre shqiptare.
“Lazarat Burning” do të shfaqë një Shqipëri krejt ndryshe; larg hiperbolizimeve, në këtë film rrëfehen shqiptarët që luftojnë për idealet, mes gjithçkaje u është dashur të kalojnë.
I gjithë fshati ishte marrë me këtë punë, përveç 40 familjeve të myslimanëve, të cilët asnjëherë nuk kishin punar me mbjellje të drogës.