Lidhja demokratike sot përmes një njoftimi paralajmëroi në rrjedhën e mundshme të keqe të krizës së refugjatëve, nëse ashtu si përmendet, në vend të interesave shtetërore, në plan të parë do të janë interesat partiake dhe personale, transmeton zhurnal.mk
“Ekziston rrezik që të gjithë ta paguajmë çmimin nëse nuk veprohet në pajtueshmëri me politikat e Bashkimit Evropian, por para së gjithash duhet që të kihen parasysh interesat tona nacionale dhe shtetërore”, informuan nga Lidhja Demokratike.
Partia vlerësoi se Maqedonia duhet që të insistoje në tre gjëra kyçe: të ndiqet procesi i gjetjes së zgjidhjes për krizën në Siri dhe më gjerë në rajon, që është esenca e pengimit të rrjedhës së refugjatëve, refugjatët të pranohen nga të gjithë, ashtu si evropiane, por edhe nga vendet fqinje, që nënkupton mobilizim të gjithëve në zgjidhjen e krizës dhe krijimin e kushteve për kthimin sa më të shpejtë të refugjatëve në shtetet amë, ndërsa shtetet që kanë mundësi dhe duan që të kujdesen për refugjatët të bëjnë pranimin dhe transportin e tyre qysh nga Turqia.