Lehtesimi Dhimbjeve

Mënyra natyrale për lehtësimin e dhimbjeve dhe për të ndaluar inflamacionin

Shumica e njerëzve kanë dhimbje kronike dhe inflamacion. Pavarësisht nga shkaku origjinal, problemet shëndetësore si këto mund të dobësojnë dhe të shkaktojnë vështirësi për ju dhe familjen tuaj.

Kur vazhdimisht ndjeheni të sëmurë dhe të lodhur, kjo ndikon në vetëvlerësimin tuaj dhe pavarësinë, mund të çojë në depresion dhe të godasë gjithë kënaqësinë që mund të gjeni në jetë.

Por, dhimbja ka vendin e saj. Ajo është e lidhur drejtpërdrejt me përgjigjet tona nxitëse. Dhimbja dhe inflamacioni janë mënyra e trupit për t’ju njoftuar për një problem, si psh, duke kuruar dëmin, duke dërguar lëndë ushqyese, duke shkatërruar indet e dëmtuara dhe duke drejtuar qelizat e specializuara për të ndërhyrë në kurim. Kjo është shumë e rëndësishme për kurim.

Dhimbja kronike po na njofton gjithashtu se diçka është e gabuar, por është më e vështirë të gjesh shkakun. Dhimbja kronike mund të vijë nga lëndime më të thella, dieta e dobët, mungesa e aktivitetit, sëmundja, plakja dhe një mori e tërë e problemeve të tjera. Me dhimbje kronike, përgjigjet inflamatore mbeten aktive për periudha të gjata kohore. Kjo mund të çojë në probleme më të mëdha, pasi toksinat krijojnë dhe dëmtojnë qelizat, ose sistemi imunitar ngatërrohet dhe sulmon qelizat e shëndetshme.

Mjeku juaj do të përshkruajë vetëm barnat toksike të mbushura me lëndë kimike që mund të mbulojnë problemin, dhe të bëjnë të ndiheni më mirë për pak kohë, por ato asnjëherë nuk kurojnë shkakun real: inflamacionin dhe mbingarkesën toksike në trup.

Pilulat kimike mund të zvogëlojë dhimbjet për pak çaste, por ato mund të jenë problematike dhe të prodhojnë efekte anësore. Më keq akoma është se ato nuk arrijnë të eliminojnë shkaktarin e vërtetë të dhimbjes.

Studimet kanë arritur në përfundimin se: “Dhimbja kronike është një problem i madh, dhe komuniteti mjekësor po bën një punë të keqe për ta zgjidhur atë.”

Por ka mënyra natyrale të shëndetëshme dhe pa efekte anësore që e kurojnë shkakun e dhimbjeve duke luftuar inflamacionin, bllokimin e sinjaleve të dhimbjes, madje edhe shërimin e sëmundjes themelore.

Mënyrat natyrale nuk dështojnë kurrë
Ato janë mënyrat më të mira për lehtësimin e dhimbjeve dhe janë mënyra më e mirë që ne kemi nevojë për të qëndruar të shëndetshëm. Sigurisht, nëse ju do të keni kujdes, duhet të mos konsumoni ushqime të dëmshme, dhe të filloni të konsumoni një dietë me ushqime të shëndetëshme.

Natyrisht, dieta nuk është gjithçka, por është edhe forcë e madhe shëruese që ju keni në trup!

Për të zvogëluar dhimbjen dhe për të luftuar inflamacionin që është shkaktari kryesor i dhimbjeve, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

– Konsumoni Arra; Të mbushura me acide yndyrore omega-3 dhe vitaminë E, mund t’ju ndihmojnë të ndaloni inflamacionin dhe gjurmët e tij. Konsumoni disa kokrra për të marrë të gjithë fuqinë luftuese të inflamacionit që përmbajnë këto arra të shijshme.

– Vaj ulliri; Ky vaj super i shëndetshëm është një nga prodhimet e dietës mesdhetare dhe ofron mbrojtje nga inflamacioni. Vaj i ullirit përmban një përbërje të quajtur oleocanthal. Ju mund të përdorni vajin e ullirit si një ushqim detox duke shtuar lëngun e 1 limoni të tërë + 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër dhe 1,5 gota ujë. Pijeni një herë në ditë rreth 30 minuta para gjumit.

– Qershia; Qershitë janë super efektive në ndalimin e dhimbjeve dhe reduktimin e inflamacionit kur konsumohen çdo ditë. Qershitë përmbajnë një përbërje të quajtur anthocyanins, të cilat bllokojnë sinjalet e dhimbjes dhe zvogëlojnë inflamacionin. Nëse mund t’i gjeni, hani rreth 1 filxhan qershi të freskët çdo ditë. Përndryshe, pini 200 ml të lëngut të pastër dhe organik të qershive çdo ditë.

– Fasulja e gramit (mung bean); Ato janë një burim i pasur i flavonoideve dhe aminoacideve. Këto janë ushqime super anti-inflamatore që mund të ulin tensionin e gjakut, të mbështesin një metabolizëm të shëndetshëm dhe të ndihmojnë në mbështetjen e mëlçisë në mënyrë që të mund të pastrojë trupin natyrshëm. Mbillini këto fasule në shtëpi në mënyrë që të jeni të sigurt që të jenë të freskëta, organike, dhe jo të ndotura.

– Frutat e pyllit; Të gjitha llojet e manave janë të larta në komponimet anti-inflamatore. Ato janë gjithashtu të lartë në fibra. Për efekte të shpejta konsumoni 1 filxhan me mana të ndryshëm çdo ditë.

– Peshqit e egër; salmoni, trofta dhe sardelet janë të larta në acide yndyrore omega-3, të cilat ndalojnë inflamimin në qelizat e muskujve. Omega-3 gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut, i cili mund të ofrojë mbështetje për organet detoksifikuese të trupit. Konsumoni peshk 2-3 herë në javë për të luftuar dhimbjet dhe për të luftuar inflamacionin. Omega -3 përmbajnë edhe farat e kërpit, farat e lirit, arrat, etj.

– Molla; Mollët janë të larta në një përbërje të quajtur quercetin, e cila është një polifenol që lufton inflamacionin në trup. Ato përmbajnë pektin dhe fibra të cilat veprojnë natyrshëm si një fshesë, duke hequr toksinat në të gjithë traktin e tretjes. Hani çdo lloj të mollëve që ju pëlqen, vetëm të jeni të sigurtë që të jenë organike dhe me lëkurë.

– Rrushi i kuq; Resveratroli që gjendet tek rrushi është një antioksidant i fuqishëm dhe unik që nuk gjendet në shumë ushqime, por është i bollshëm në rrushin e kuq. Rrushi i kuq gjithashtu pengon prodhimin e oksidit nitrik, i cili rrit nivelet e inflamacionit. Hani 1 vesh rrush të kuq çdo ditë për rezultatet më të mira.

– Magneziumi; Magnezi mbështet funksionet e muskujve dhe nervave dhe ndihmon në ndalimin e dhimbjeve nga fibromialgia, dhimbjet e ngërçit dhe dhimbjet e migrenës. Ju duhet të konsumoni më shumë nëpërmjet arrave, farave dhe fasuleve.

– Lakra, dhe Brokoli; Studimet kanë treguar se perime të tilla si lakra, lulelakra, dhe brokoli kanë agjentë të fuqishëm anti-inflamator të quajtur isethiocyanate phenylethyl dhe indole-3-carbinol. Këto komponime ndalojnë ose zvogëlojnë inflamacionin. Këto perime gjithashtu përmbajnë squfur që natyrisht detoksifikon trupin. Konsumoni çdo ditë nga këto perime.

– Vitamina D; Nivelet e ulëta të kësaj vitamine lidhen me dhimbjen e përhapur dhe kronike. Një simptomë e mirënjohur e mungesës së vitaminës D është dhimbja muskuloskeletale. Për fat të keq, vitamina D gjendet në shumë pak ushqime, si mëlçitë, qumështi, bollguri, dhe peshku. Por ju mund ta merrni vitaminën D natyrale nga dielli. Vetëm 20 – 30 minuta rreze dielli në ditë është e mjaftueshme për t’ju dhënë të gjithë vitaminën D që ju nevojitet për të ndaluar inflamacionin dhe dhimbjen. Pra merrni dritën e diellit tuaj!

Ka shumë ushqime, erëza dhe barëra të tjera që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni dhimbjen dhe të luftoni inflamacionin. Si psh; shelgu i bardhë, kamomili, fenugreek, rozmarina, karafili, etj.

Artikull i ngjashem
Arti i të jetuarit

– Dilni çdo ditë në ajër të pastër.

– Merrni frymë thellë dhe relaksohuni.

– Shmangni pirjen e alkoolit.

– Shmangni pijet e gazuara dhe artificiale.

– Stop duhanit dhe përdorimit të produkteve të tjera të duhanit.

– Nëse jeni mbipeshë, duhet të rimerrni hapa për të humbur peshë gradualisht.

– Pini shumë ujë të pastër e të filtruar.

– Bëni ushtrime të lehta fizike.

– Qëndroni larg stresit, ankthit dhe depresionit (duke medituar ose duke dalë shëtitje nëajër të pastër, larg zhurmave dhe ajrit të ndotur).

Artikulli paraprakKanceri i Fytit
Artikulli vijuesKafeja