Lëng kokosi apo ujë?

Lëngu i arrës së kokosit është një hidratues po aq i mirë sa uji.  Ekspertët nga Univeristeti i “Shën Marisë”, të “Departamentit të Sportit” në Britani, kanë zhvilluar dy orë eksperiment për të gjetur se cila është më efektive për trupin e njeriut, lëngu i kokosit apo uji.

Lëngu i kokosit konsiderohet mjaft efikas, e cila siç është raportuar, ndihmon në zëvendësimin e lëngut që përmban jonet thelbësore si kaliumi, të cilat uji nuk mund ti bëjë.

“Pra, nëse doni që të mbani trupin e hidratuar më një stërvitje të moderuar, atëhërë konsumoni lëngun e kokosit”, tha Profesor John Brewer.

Megjithatë ekspertët kanë thënë se “kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga konsumimi i ujit”.

Artikulli paraprakEfektet shëndetësore të karrotave
Artikulli vijuesTerapia e re kundër kancerit vret 3 persona