Lëng me portokaj

Përbërsit:

1 kg portokaj,
2 limon,
4 qese limontaz (40 gr),
2 kg sheqer,
11 litra ujë.

Portokajt dhe limonat pastrohen mirë (me sodë bikarbonë) dhe qiten të zihen në një enë me ujë.
Portokajt dhe limonat e zier imtësohen me mikser ose bluhen me makinë mishi. Në purën e fituar qiten 11 litra ujë, sheqeri, limontazi dhe lihen të qëndrojnë 24 orë.
Kohë pas kohe duhet përzier që të shkrihet sheqeri. Pas kësaj kohe lëngu kollohet. Lëngu i kulluar qitet nëpër shishe dhe është i gatshëm për përdorim./pertymoter/kohaislame

Artikulli paraprakSuperushqimet e vjeshtës
Artikulli vijues10 sekretet që supermarketet nuk duan që t’i dini