Lëvizja Bashkohu, reagim kundër Burim Ramadanit

Deklaratë

Lëvizja “Bashkohu “

Lëvizja Bashkohu përmes kësaj deklarate ripërsërite qëndrimin e saj , se është dhe do të vazhdon të jetë në mbrojtje të Islamit dhe muslimanëve nga sulmet e paskrupullta të armiqve që janë argat të qarqeve anti islame dhe anti shqiptare .
Është trend global që individ dhe grupe të caktuara duke i akuzuar muslimanët natyrisht duke u shërbyen ekskluzivisht me shpifje dhe gënjeshtra të mundohen të bëhen ‘’ të mëdhenj ‘’ siç është rasti me mistrecin Burim Ramadani i cili është një injorant i dëshmuar dhe një servil i pashoq që është i dëgjueshëm ndaj padronëve të tij në luftën kundër islamit dhe muslimanëve .
Ne konsiderojmë që nuk ia vlen të merremi me mistrecët si Burim Ramadani , por këtë deklaratë e lëshojmë për hir të së vërtetës dhe me qëllim që tua bëjmë të qartë qarqeve anti islame përfshirë partinë së cilës i takon Burim mistreci që ne nuk i frikësohemi kërcënimit të askujt madje as atyre që krimin dhe padrejtësinë ndaj popullit të Kosovës e kanë mjet për të arritur qëllimet e tyre të pista.
Ne duam t’ia bëjmë të qartë Burim Ramadanit – të tërbuarit , subjektit të cilit i përket dhe të tjerëve të llojit të tij se lufta juaj e mjerë kundër Islamit dhe personaliteteve islame siç është prof. dr. Shefqet Krasniqi do t’iu nxjerrë ju humbës të turpëruar ashtu siç bëri me baballarët tuaj komunistë .
Është për të të ardhur keq që një mistreci që nuk e njeh as lagjja e vetë, që është pjesë e një strukture kriminale që me shantazhe dhe përmes krimit ka arritur të bëhet pjesë e institucioneve ti jepet hapësirë ne gazeta për të shkarravitur dhe në emisione televizive për tu jargitur duke mos pasur aspak njohuri për gjërat për të cilat flet njëherit duke mos pasur mundësi ti mbështesë askund pretendimet e tija të sëmura dhe duke mos mundur ta fshehë urrejtjen kundër islamit dhe muslimanëve siç është vjellja vrer kundër prof. dr. Shefqet Krasniqi njeriu që dha kontribut të pamohueshëm në luftë dhe në paqe.
Prof. dr. Sheqet Krasniqi të cilin Burim Mistreci e ka akuzuar qe ua shpërlan trurin njerëzve, në fakt së bashku me shumë hoxhallarë të tjerë përmes mësimeve hyjnore ka arritur që dhjetëra mijëra të rinj e të reja të Kosovës ti vetëdijesojnë që ti përmbahen islamit dhe të largohen nga alkooli,prostitucioni, drogat, bixhozi e dukuri tjera sociopatologjike , prandaj është i urryer nga soji i Burim Mistrecit qëllimi i të cilit është shkatërrimi i rinisë kosovare dhe përfitimi material direkt nga dukuritë e sipërpërmendura nga të cilat në kuadër të krimit të organizuar përfiton edhe vetë Burim mistreci .

Prishtinë
08.01.2013

Artikulli paraprakNjë stuhi shumë e fortë ka përfshirë Lindjen e Mesme dhe Turqinë
Artikulli vijuesLibia ndërroi emrin zyrtar dhe dështoi në hartimin e draft kushtetutës