Ashtu siç kemi tërhequr vërejtjen shpesh, vazhdojnë të ndërmerren hapat plotësisht të pamatura dhe të gabueshme të Qeverisë VMRO-BDI, me çka ata dëshmojnë se misioni i tyre nuk është mirëqeverisja e vendit dhe kujdesi për qytetarët e Maqedonisë, por vetëm shpëtimi i lëkurës së tyre. Sikur të mos mjaftonte që në tre muajt e fundit borxhi është rritur për 353 milionë euro, tash kërkohet borxh i ri prej 650 milionë euro borxh, i cili në kushtet aktuale edhe më shumë do ta rëndojë këtë gjendje katastrofale të cilën e ka gjeneruar ky pushtet me funksionarët e tij jo të përgjegjshëm. Në radhë të parë kjo është kështu për shkak se me këtë borxh plotësues, përmes emetimit të euro-obligacionit, do të rritet borxhi publik në masën mbi 55% në raport me BPV-në. E dyta – po aq e rëndësishme, megjithëse sigurisht se do të gjenden institucione financiare, të cilat do t’i sigurojnë mjetet monetare, por këtë nuk do ta bëjnë për shkak të zemërgjerësisë së tyre, por do të jenë të prira nga parimi bazë i tyre, d.m.th. profiti. Tashmë mund të konstatojmë se kjo garniturë qeverisëse nuk do të mund t’i sigurojë këto mjete me normë interesi më të ulët se 7%, një normë që realisht është shumë më e lartë se ajo që paguhet për euro-obligacionin paraprak në nivel prej 5%. Dhe, më e keqja, llogaridhënia e këtyre funksionarëve deri më sot ka qenë shumë e vogël, të mos thuhet zero, që nënkupton se edhe këtyre parave, si të atyre më parë, nuk do t’u dihet as fundi as fillimi. Ato mund të përfundojnë në barok, shatërvanë, qenë, kuaj e luanë ose edhe në blerje të votave e të aktivistëve partiakë. Këtu duhet theksuar edhe se kjo Qeveri ndikoi që të shkurtohen gjatë këtij viti grante nga Bashkimi Evropian në lartësi prej 96 milionë euro mjete të pakthyeshme. Absurd më i madh se ky nuk mund t’i ndodhte këtij shteti! Nisur nga kjo, Lëvizja BESA apelon deri te institucionet financiare ndërkombëtare që ta analizojnë dhe mendojnë mirë huadhënien e tyre, si në aspektin e vëllimit të mjeteve, ashtu edhe të periudhës kohore të huamarrjes, kjo për shkak të hapave jo të matura të kësaj qeverie dhe shpenzimit të mjeteve publike për projekte joproduktive. Gjithashtu Lëvizja BESA apelon te qytetarët e Maqedonisë që ta kuptojnë rëndësinë që ky borxh në vlerë prej 650 milionë euro për ata në dhjetë vitet e ardhshme, sepse fundi i fundit “llogarinë” do ta paguajnë pikërisht ata, natyrisht bashkë me interesin e shtuar për këto vite. Dhe, në fund, Lëvizja BESA i drejtohet Qeverisë VMRO-BDI që – pasi e sollën vendin në këtë gjendje – të mos jenë ato mjete me të cilat do ta vazhdojnë agoninë qeverisëse të tyre. Po ashtu Lëvizja BESA njofton se këto ditë do të dalë me një dokument që do t’ua ofrojë edhe partive të tjera opozitare për ta mbështetur një front të përgjithshëm që të pengohet edhe ky dëmtim i qytetarëve të Maqedonisë.
You Might also Like
Ja fotot e para të kafshëve të rralla në Bjeshkët e Nemuna
Rezultatet e para nga vendosja e kamareve kurthë në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” Kohë…
By
Redaksia
1 Min Read
Komiteti për arsim kundër parambrëmjeve të maturantëve
Komiteti për arsim i ka rekomanduar Drejtorisë së arsimit në Gjilan që të lëshojë një…
By
Redaksia
1 Min Read
VIDEO – Gruaja vs Lavirja
Hoxha i nderuar Enver Azizi në këtë video sekuencë me titull: Gruaja vs Lavirja, tregon se…
By
Redaksia
0 Min Read
Kosovarët po kërkojne azil me pretekstin se janë kërcenuar nga ISIS
Arbër FETIU Ne sferen e azilit, eshte krijuar nje trend i ri. Kosovaret po kerkojne…
By
Redaksia
2 Min Read
Bankat, 17 milionë euro fitim për tre muaj
Gjatë tremujorit të parë të këtij viti bankave komerciale në vend u ka rënë profiti…
By
Redaksia
2 Min Read
Kosova nuk do të shëndrrohet në një Kandahar
Kjo deklaratë ka nxitur debat dhe shqetësim tek shumë muslimanë. Fokus në të janë besimtarët…
By
Redaksia
3 Min Read
