“Ashtu si deri tani, partia shqiptare në pushtet, BDI, sot edhe një herë ia bëri një shërbim VMRO-së. Protagonisti i kësaj nisme, Talat Xhaferi, pasi që një herë kishte ngritur dorën për shpërbërje të Kuvendit dhe shpallje të zgjedhjeve, dje dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për ta vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për shpallje të zgjedhjeve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.
VMRO-ja mbeti partia e vetme që do të shkonte në zgjedhje dhe ky, sipas tyre, do të ishte fundi i saj politik.
“Ajo si gjithnjë thirri në ndihmë argatin e saj për këto çështje, që ta shpëtojë. Dhe, BDI-ja – duke e kryer me devotshmëri detyrën – e ngriti këtë procedurë, ndërsa gjykatësit e VMRO-së në Kushtetuese, po ata që ia dhanë Ivanovit të drejtën për falje të kriminelëve, kësaj radhe votuan se nuk ka kushte për zgjedhje dhe kështu vendosi ta vazhdojë serialin patetik “Ahmeti shpëton Gruevskin”, shtojnë nga Lëvizja Besa.
Sipas Lëvizjes BESA partia shqiptare në pushtet është vetëm në rolin e përkthyesit të qëndrimeve të VMRO-së, andaj, si[ shtojnë ato, tashmë – kur asnjë qëndrim i tyre nuk ka mbetur i pandryshuar më gjatë se një muaj – janë bërë krejt të parëndësishme, por shpesh edhe të rrezikshme, qëndrimet e këtij subjekti.
BESA edhe një herë përsërit qëndrimin e saj se kushte për zgjedhje nuk ka dhe se e njëjta nuk merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit dhe këtij qëndrimi i rri besnik deri në fund, pavarësisht se kush do të merr pjesë në ato zgjedhje.