Lezhë, plumba ndaj adoleshentëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të martës në fshatin Blinisht të rrethit të Lezhës.

Dy adoleshentë 17-vjeçarë kanë qenë viktima të të shtënave me armë, e për pasojë ka gjetur vdekjen 17-vjeçari Daniel Bardhoci, ndërsa është plagosur bashkëmoshatari i tij, Osvaldo Marku.

Pas plagëve të marra, dy të rinjtë janë shoqëruar menjëherë në spitalin e Lezhës, por Daniel Bardhoci nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Osvaldo Marku gjendet i shtruar në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje. Pas hetimeve paraprake janë identifikuar autorët e krimit të rëndë dhe janë shpallur në kërkim, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të motiveve të saj.tch/kohaislame

Artikulli paraprakVrasje në qytetin e Vlorës
Artikulli vijuesBrahimi: Situatë tronditëse në Siri