Libi: Ministri e qartëson numrin e të arrestuarve

Ministri i brendshëm i Libisë, Favzi Abdel Al, e ka qartësuar numrin e arrestimeve, që janë bërë lidhur me sulmin në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi, javën e kaluar.

Ai theksoi se janë arrestuar katër vetë, që është numër shumë më i vogël se ai i paraqitur nga lideri i Kongresit Kombëtar të Libisë, Muhamed Magarief, që pat thënë se numri i të arrestuarve është 50.

Ministri i brendshëm tha se, me gjasë, numri 50 kishte të bënte me numrin e personave të kërkuar për hetime.

Nga sulmi i së martës në qytetin Bengazi të Libisë, u vra ambasadori amerikan dhe tre shtetas të tjerë të Shteteve të Bashkuara.

Sulmi ndodhi gjatë protestave të myslimanëve lidhur me një projekt filmik, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara, që tallet me Profetin Muhamed (alejhi selam)./BS/kohaislame

Artikulli paraprakTakim katërsh për Sirinë
Artikulli vijues“Imitimi i Amerikës e fundos Evropën”