Libi – Ministri i mbrendshëm jep dorëheqje

Ministri i Brendshëm libian, Fawzi Abdelali dha sot dorëheqjen e tij për të protestuar kundër kritikave lidhur me rendimentin e forcave të sigurisë pas akteve të dhunës në Libi, bënë të ditur burime zyrtare libiane.

“Ai i paraqiti dorëheqjen e tij kreut të qeverisë në shenjë proteste kundër kritikave nga anëtarët e Kongresit Kombëtar dhe për të mbrojtur revolucionarët, ish-rebelët, të cilët formojnë shërbimet kryesore të sigurisë në vend”, theksuan burimet zyrtare libiane./trt/kohaislame

Artikulli paraprak10 laptopë, bateritë e së cilëve zgjasin mbi 7 orë
Artikulli vijuesLimaj: Jo dialog me pasuesit e MIllosheviçit