Si motra muslimane duke u orvatur për te fituar dituri ne fenë e tyre dhe përpjekja për ta ngritur Imanin, është një ceshtje e rëndësishme e cila shpeshherë duket se është neglizhuar. Problemi qëndron tek lidhja e afërt e motrave ne Islam. Motrat muslimane mund te mirëpresin njëra-tjetrën, duke kaluar kohen ne shoqëri, duke shkëmbyer dhurata ne raste festive, te gatuajnë për ato qe kanë foshnja te sapolindura e shume gjera te tjera, por kjo është vetëm shkalla sipërfaqësore e lidhjes se afërt te motrave ne Islam. Për te kuptuar se cfare njëmend nënkupton kjo lidhje e posaçme ne duhet t’i qasemi me thelle lidhjes ne fjale. Duhet nisur nga niveli i zemrës nga i cili buron kuptimi i lidhjes se afërt te motrave ne Islam. Kjo marrëdhënie është e posaçme sepse përfshin llojin e dashurisë unike: Një, te cilën nuk mund te hasesh tek asnjë lidhje sociale. Është një ndjenje e veçante e jashtëzakonshme për ato qe janë rikthyer/konvertuar ne Islam. Për te shijuar te bukuren e kësaj lidhjeje duhet tërësisht kuptuar elementet qe janë përfshirë ne te. Një letër na është shkruar te gjithë neve për te ndihmuar ne këtë orvatje, Insha-Allah.
Le te hedhim diturinë ne zemrat tona dhe do fillojmë te shohim te mbjellurat e lidhjes se vërtet te motrave ne Islam duke kultivuar, lulen e lulëzuar, insha-Allah.
Esselamu Alejjkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu, motër e imja e dashur ne Islam. Te shkruaj këtë letër për te te treguar se sa shume i kushtoj kujdes lidhjes sonë, dhe te ndihmoj qe ne te dyja te kemi leverdi nga te kuptuarit se cfare njëmend do te thotë lidhja e afërt e motrave ne Islam, Insha-Allah.
Kujdesem për ty sepse se bashku ne ndajmë diç qe është me e vlefshme se e tere bota dhe cfare ka ne te; ne ndajmë besimin ne Njeshmerine e Allahut (Subhanu ue Teala) dhe fenë te cilin Ai (Subhanu ue Teala) na ka sjellë. Kjo është një dhurate e cila kapërcen çdo ndryshim te cilin ne do te kishim, si ne race, ngjyre, kombësi, kulture apo ne gjuhe.
Te jesh një motër ne Islam është njëra nga begatitë e shumta e cila vjen me pranimin e rrugës se drejte te Allahut (Subahnu ue Teala). Është poashtu një përgjegjësi qe ne kemi si anëtar te Ummetit Musliman. Për te përmbushur obligimet tona, duhet se pari për te kuptuar se cfare kërkohet nga ne.
Kjo është lidhja e kuptueshme qe tregon lidhjen e afërt te motrave ne Islam, e bazuar ne urtësinë e Allahut dhe te dërguarit te Tij (Salallahu alejhi ue Selam),
“…kurse ndaj besimtarëve ji i përulur e i butë.” (15:88) Ka thënë i Dërguari (Salallahu aleji ue Selam): “Askush prej jush nuk ka besuar derisa ta doje për vellain e tij atë qe e do për vete” (Muslimi). Ai (Salallahu alejhi ue Selam) ka thënë: “Muslimanet ne dashurinë e tyre reciproke, dashamirësinë dhe dhembshurinë janë si trupi i njeriut, nëse një pjesë dhemb, atëherë i tërë trupi ndjenë dhembje.” (Buhariu dhe Muslimi)
Te dua për hir te Allahut (Subhanu ue Teala)… I dërguari i Allahut (Sallahahu alejhi ue Selam) ka thënë: “Vërtet All-llahu do të thotë në Ditën e Ringjalljes: “Ku janë ata që e donin njëri – tjetrin për hir të Madhërisë sime? Sot Unë do t’i strehoj ata nën hijen Time, se kjo është dita në të cilën nuk ka hije përveç hijes Time!” (Muslimi) Do sigurohem te tregoj për dashurinë time, insha-Allah…
I Dërguari (Sallahu aleji u selam) ka thënë: “Nëse një person e do vllaun e tij, ai duhet ta informoj për këtë akt.” (Abu Daudi dhe Tirmidhiu) Do te jem zemërgjerë dhe e mëshirshme ndaj teje, Insha-Allah. Allahu (Subhanu ue Teala ) thotë: “Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete…” ( 48:29)
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet ka thënë: “Resulull-llahu, SalAll-llahu alejhi ue Selam, ka thënë: ‘Mos ia kini xhelozinë njeri-tjetrit (njëra-tjetrës), mos e mashtroni njeri-tjetrin (njëra-tjetrën), mos u urreni, mos ia ktheni njeri-tjetrit (njëra-tjetrës) shpinën, mos garoni njeri me tjetrin (njëra me tjetrën) ne shitblerje dhe bëhuni robërit e Zotit, vëllezër (motra). Muslimani (Muslimanja) është vëllai (motra) i muslimanit, (e Muslimanes) nuk i bën dhune atij (asaj), nuk e le (ne balte ), nuk e gënjen, nuk e nënçmon’.
‘Takvalleku është këtu’, dhe tregoi ne kraharorin e tij tri here. ‘ Për një njeri është e keqe e mjaftueshme qe ta nënçmojë vellain (motrën) musliman (muslimane). Çdo musliman (muslimane) kundruall çdo muslimani (muslimane) e ka haram: gjakun e tij (saj), pasurinë e tij (saj) dhe nderin e tij(saj).” (Muslimi)
Do te ndihmoj inshaAllah kurdo qe ke nevoje dhe do t’i mbuloje mangësitë qe i ke. Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet ka thënë se Pejgamberi, Sal-lall-llahu alejhi ue Selam, ka thënë: “Kush ia largon besimtarit një brenge nga brengat e kësaj bote, All-llahu nga ai do ta largoje një brenge nga brengat e ditës se Gjykimit. Kush ia lehtëson atij i cili është ne vështirësi. All-llahu atij do t’ia lehtësojë ne këtë dhe ne boten tjetër. Kush ia mbulon (një te mete) muslimanit, All-llahu atij do t’ia mbuloje ne këtë dhe ne bote tjetër. All-llahu do t’i ndihmoje robit, derisa ai t’i ndihmoje vëllait te vet. Kush ndjek rrugën qe ne te te kërkojë dituri, All-llahu do t’ia lehtësojë atij rrugën deri ne xhennet. Asnjëherë nuk do te tuboheni ne një shtëpi te Zotit një grup njerëzish qe te lexojnë Kur’an dhe qe ta studiojnë atë e qe mbi ta te mos zbresë qetësia dhe t’i mbuloje mëshira, t’i rrethojnë engjëjt, dhe qe All-llahu mos t’i përmendi nder te zgjedhurit e Tij. Kënd e hedhin prapa veprat e tij, nuk mund ta gradoje prejardhja e tij.” (Muslimi)
Do te te nxis ne rrugën e drejte, Insha-Allah.
Allahu (subhanu ue Teala) thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.” (9:71)
Prej Enesit r.a transmetohet se i Dërguari (Salallahu alejhi ue Selam) ka thënë: “Ndihmo vellaun (apo motrën) tënd kur ai (ajo) bën dem, ose kur i behet dem. Një njeri tha: O i dërguar i All-llahut, do t’i ndihmoj kur i behet dem, por si t’i ndihmoj kur ai bën dem. I Dërguari (Salallahu alejhi ue Selam) tha: “Do ta pengosh nga te berit dem (tjerëve), atëherë e ke ndihmuar dhe ajo është ndihma jote ndaj tij.”
Do t’i përmbush detyrat minimale dhe ato qe janë me tej Insha-Allah.
I dërguari (Salallahu alejhi ue Selam) ka thënë: “Obligimet e muslimanit (muslimanes) përball muslimanit (muslimanes) janë gjashtë: kur ta takosh t’i japish selam, kur të thërret, t’i përgjigjesh, e kur të kërkon këshillë, ti japish këshillë, e kur të teshtisë e ta falënderon All-llahun, t’i përgjigjesh (duke i thënë jerhamukall-llah), kur të sëmuret ta vizitosh dhe kur të vdes tia pasosh xhenazen”. (Buhariu dhe Muslimi).
Duhet ta dish, motër e dashur se këto janë vetëm disa nga premtimet te cilat i bëra ndaj teje dhe Allahut (Subhanu ue teala), Insha-Allah. Do te përpiqem t’i përmbush një nga një me aftësitë qe kam insha-Allah. Insha-Allah edhe ti do ta besh te njëjtën gjë tek motrat e tua ne Islam. Kjo, jo vetëm qe do na shtoje lidhjet e motrave, por do te na përforcoje karakterin e ummetit musliman ashtu si mësojmë dhe shfrytëzojmë urtësinë e Islamit, Insha-Allah.
Synimi final është qe te fitojmë kenaqesine e Allahut (Subhanu ue teala), e poashtu mëshirën dhe bekimet e Tij, Insha-Allah. Kështu qe ne te dyja te kemi mundësi te gjejmë rehatinë e vërtetë e cila vjen ne te qenurit musliman dhe realizimin e shpërblimit me te madh te Xhenetit. Amin! Motra juaj ne Islam!