Lidhja e Hoxhallarëve: Dënojmë filmin anti-islam dhe dhunën ndaj SHBA

Lidhja e Hoxhallarëve në qytetin e Pogradecit ka reaguar sot për filmin e konsideruar anti-islam, “Innocence of Muslims”.

Ky film ka sjellë reagime të ashpra në disa vende të botës islame, sidomos në Libi ku mbeti i vrarë në një atentat ambasadori amerikan në Tripoli.

Lidhja e Hoxhallarëve shqiptarë ka dënur këtë film, që sipas tyre ul vlerat e Profetit Muhamed dhe njëkohësisht dënojnë edhe vrasjen e 4 punonjësve të ambasadës së SHBA, në Libi, mes tyre edhe ambasadori.

“Dënojmë filmin që ul vlerat e Profetit Muhamed, Por dënojmë edhe dhunën e shkaktuar nga filmi anti-islam. Ambasadori amerikan që u vra nga këto sulme ishte i pafajshëm”, shprehe nata.

Deklarata e hoxhallarëve është bërë gjatë një simpoziumi për figurën e Muhamedit. Ata shtun se shpeshherë, “Myslimanët bien në grackën e provokimeve”.

Filmi anti-islamik, i prodhuar në SHBA, ka nxitur protesta anti-amerikane në gjithë botën myslimane.kohaislame

Artikulli paraprakRealiteti i "Shprehjes së lirë" në Evropë
Artikulli vijuesEvropa ka popullatë më madhore, Kosova rekord për numrin e të rinjve