-Liga Arabe ka theksuar mbi mbështetjen dhe solidaritetin me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP nga Kajro, Liga Arabe përmes një deklarate ka mbështetur të burgosurit palestinezë dhe ka kërkuar ndalimin e burgosjes së adoleshentëve palestinezë nga forcat sioniste dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të marrë përgjegjësinë për presion moral dhe ligjor ndaj Izraelit për lirimin e të burgosurve palestinezë.
Liga Arabe i bërit thirrje komunitetit ndërkombëtare që të bëj më shumë presion ndaj Izraelit për respektimin e rezolutave ndërkombëtare dhe të burgosurit palestinezë t’i trajtojë në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Liga Arabe po ashtu dënoi regjimi e paligjshëm sionist për burgosjen e të miturve palestinezë dhe bëri thirrje që rastet e torturave kundër palestinezëve të gjykohen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.