Edlira Durmishaj
Prej të bukurave që Islami ka, është pikërisht fakti se i ka orientuar besimtarët në çdo çështje të jetës. Përmes ajeteve Kuran-ore , dhe traditës profetike të mbërritur deri te ne me shumë përpikmëri, ne sot zotërojmë një pasuri të rrallë hyjnore orientuese të sjelljes deri në detaje të marrdhënieve ndërpersonale midis dy bashkëshortëve.
Pikërisht për faktin se besimi islam nuk përkufizohet vetëm në praktika dhe rituale religjoze, përkundrazi ai ngërthen nën konceptin e adhurimit gjithë sferat e jetës, për këtë arsye ligjërimet e edukatorëve dhe hoxhallarëve larmishëm janë të mbushura më tema sociale aktuale me synimin për të udhëzuar, orientuar te më e mira. Deri këtu në rregull, mirëpo nganjëherë në auditoret e ligjeratave fetare, pa dashur ose pa vëmendje ndoshta dhe pandërgjegjshëm, kapërcehen disa kufij konceptual të cilët bëjnë një miksim të asaj që është fe dhe referencë hyjnore, nga ajo që është kulturë dhe traditë e vendit apo qendrim personal. Me dëshirën e mirë për të zhdukur problemet, nga mikrofonet e ligjëruesve burojnë receta dhe diku diku ato zënë vend dhe përligjin mendime, sjellje, qendrime. Kjo ndodh shpesh, dhe pothuaj është e paevitueshme për sa kohë ligjëruesi do t’i shkojë me se s’bën deri në palcë zgjidhjes së problemit social, duke harruar se e ka përthyer atë nga një kontekst i gjërë shoqëror në suazat e mureve të familjeve që funksionojnë mbi të tjera parime dhe sitemi jetësor. E njejta gjë ka ndodhur dhe me dëshirën e mirë të tre minutave video ligjërim, ku mësimet dhe kuptimet hyjnore, artikuluar nën përplasjen e sistemit të vlerave, dështojnë të japin mesazhin e duhur.
Ligjeruesi i nderuar shumë bukur përmend hadithin i cili vjen në formën me të bukur si këshille dhe orientues i ruajtjes së ekuilibrave ndërpersonal midis çiftit, për të motivuar dhe ruajtur kultivimin e ndjenjes dhe tërheqjes fizike midis tyre, cka tregon se në fakt ruajtja e ekuilibrit të tërheqjes midis çiftit është realisht shumë e rendësishme.
Por, më lejoni tu risjell në vëmëndje një imperativ moral,etik dhe teorik i cili e kalon atë të tërheqjes fizike. “Ndër shenjat e Tij është edhe fakti që ai ka krijuar për ju gra nga veta juaj, që të preheni tek ato, dhe mes jush vendosi dhembshuri dhe mëshirë. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë” [er‐Rum, 21]
Martesa, dhe për rrjedhojë familja është një institucion i cili do të përballet me sfida nga më të ndryshmet në rrjedhën e jetës, me synimin për të përmbushur objektivat që dy bashkëshortët i vendosin për të mirën e qënieve që do të sjelllin në jetë
Për këtë është e rendësishme të kuptojmë drejtë pozicionin dhe rolet e secilit nga bashkëshortët dhe prindërit e ardhshëm.
Ata duhet te jene si dy duar qe takojne njera tjteren per te mirën e përgjithshme te familjes.
“Femra martohet për katër shkaqe: për pasurin e saj, pozitën, bukurinë ose fenë e vet. Zgjidh atë që ka fe, dhe ja ke qelluar. (Buhariu dhe Muslimi)
Përballemi kështu me një kompleksitet të pashmangshëm elementesh.Të mos harrojme se keto dy qenie psikosociale të cilët nuk kane si motor bazik të funksionimit intsiktet seksuale, janë zotuar para Zotit për të ngritur një institucion të shenjtë “Familjen”.
Diskutimet dhe ligjerimet të cilat tentojnë t’i atribuojnë femrës detyrën dhe përgjegjësinë përmbarëvajtjen e aspektit të jetës bashkëshortore në fakt pa dashur dhe pakuptuar në gjykimin tim, kanë shtrembëruar konceptin se minimalisht e kanë ngjyrosur atë me mbetje të mendësive maskiliste dhe patriakale.
“Teoria e saktë” – në fakt “teoritë” , sygjerimet, orientimet, kufizimet, urdhëresat dhe ndalesat për të cilat flet kodi i familjes në legjislacionin hyjnor, janë ideale për faktin e thjeshtë se burojnë prej një reference hyjnore,prej një sistemi vlerash universale dhe bashkëkohore të cilat janë të tilla që të gjejnë vend kudo dhe kurdo. Problemi qendron te fakti se, ne, njerëzit jemi aktualë,tëkufizuar, të pamundur për ta arritur idealen, afatshkurtër. Gjëja më e mirë që ne mund të bëjmë, është pikërisht të përpiqemi të afrojmë aktualen drejt ideales. Pra të përpiqemi që në mënyrën tonë të të mënduarit, të të folurit, të vepruarit të kemi për pikë referimi pikërisht mësimet dhe kuptimet e Kodit Hyjnor.
Sigurisht e shkëputur videoja, flet ngushtë vetëm për marrdhëniet midis ciftit, dhe fokusohet tekritikat ndaj femrave. Personalisht kam bindjen se nga ligjëruesi është përdorur ekzagjerimi i situatave dhe shembujve, me dëshirën e mirë për të nxitur reagueshmërinë dhe për të tërhequr vëmëndjen e të pranishmeve e për të bërë impakt. Por, ajo që besoj dhe argumentoj se është pavend, është pikërisht fakti se po i drejtohemi një shtrese të margjinalizuar.
Kulturalisht, kudo dhe kurdo femrat kanë qenë të diskriminuara, të mbingarkuara me role dhe detyrime e përgjegjësi. Për t’i shtuar kësaj edhe faktin se fizikisht dhe emocionalisht ajo është qënie e brishtë dhe delikate, ndjeshmëria dhe reagueshmëria emocionale për t’iu përgjigjur situatës duhet të jetë non stop, 100%.
Kështu kemi artikuluar nga goja e dikujt që advokon kodin hyjnor të familjes, por vini re: Jo me gjuhën e referencave dhe sistemit të vlerave Islame, por me ngjyrat e kulturës maskiliste. Eshtë fjala këtu pikërisht për ngjyrimin që i jepet diskutimit dhe njëkohësisht për tendencën për t’a mbingarkuar femrën me përgjegjësinë e ruajtjes së gjithë ekuilibrave të familjes, që në rastin konkret thjeshtëzohet shkurt dhe ngushtë në eksluzivitetin që familja siguron raporteve seksuale midis partnerëve.
Ajo që nuk duhet lënë mënjanë në kuptimin e këtij diskutimi është fakti se secili nga bashkëshortëet ka rol “aktiv” në të gjitha aspektet.qofshin..
Të tregosh para një gruaje se nëse e gjen bashkëshorti me rroba gjumi apo duke gatuar, ai do të hedhë sytë jashtë, do të thotë të justifikosh dobësinë e një burri për t’i bërë ballë një tundimi, dhe më keq se kaq, të ngarkosh me ndjenja faji dhe kompleksi inferioriteti atë që, para Zotit nuk është e ngarkuar me përgjegjësi për sjelljet dhe vendimet e dikujt tjetër. Tjetër çështje thelbësore që ngërthen diskutimi është dhe fakti se kjo mënyrë të shprehuri, pa dashur “i jep të drejtë” dëshirave dhe çmendurive të fjetura të zgjohen, dhe madje nën pozicionin e kritikës dhe justifikimit, dhe fatkeqësisht me ndjenjën e zhveshur nga përgjegjësia për sjelljet personale në raport me kufijtë e Zotit.
Ndoshta në gjuhën e ligjëruesit ka tjetër retorike dhe bisedim të tipit konfidencial brenda mureve të auditorit te tijë, por nuk duhet të harrojmë se pas publikimit në rrejte sociale, fjalët tona nuk mund të quhen më konfidenciale, dhe jo më “pa zarar” .
Bashkëshortët, femrat dhe meshkujt mbi të gjitha duhet të jenë njërëz, më pas veshim ose mbi veshim secili nga ne rolet që kemi në jetë sipas momenteve.
Nëse elmeti bazë mbi të cilin ngrihet i gjithë adhurimi ndaj Krijuesit është “dashuria” , nuk duhet harruar se pikërisht femra është më meritore pas Zotit për t’ia atribuar këtë ndjenjë.
Dashuria dhe mëshira që buron prej sajë deri në vetsakrifikim për të sjellë në jetë një tjetër jetë, madje dhe duke e ushqyer nga trupi i sajë për dy vite të plota përtej cdo norme , koncepti apo ligji, meriton respekt, dhe madhërim pikërisht ashtu si i’a siguron ligji dhe kodi hyjnor.
Ligji hyjnor nuk i ka parë femrat si “objekte seksi dhe riprodhimi”përkundrazi pikërisht kjo mendësi e trajtimit të femrës si objekt është luftuar që në thelb. Problemi shpesh qendron te fakti se dashur pa dashur ne sjellim në arenat e auditoreve, prurjet dhe mbetjet tona personale duke bërë fajin dhe gabimin e madh e të paflashëm tashmë, atë të mveshjes dhe interpretimit të kulturës dhe dokeve e zakoneve krahinore apo familjare, si fe .
“Kush i’a sheh hajrin më shumë martesës”?
Përkundër bindjeve të përgjithshme se meshkujt janë ata që kanë “alergji” ndaj martesës, sipas Nil Jakobson nga Universiteti i Uashingtonit janë pikërisht meshkujt ata që përfitojnë më shumë në martesë. Femrat zakonisht hyjnë në martesë me pritshmëri të mëdha, gjë që i çon ato drejt zhgënjimit. Edhe pse kryesisht mendohet se meshkujt janë më të mençur, Adrian Furnham, profesor britanik i psikologjisë në një kolegj të Londrës, ka analizuar rezultatet e studimeve ku ishin matur dhe krahasuar koeficientet e inteligjencës (IQ) të meshkujve dhe femrave, gjë që ka treguar se nuk ka dallime të mëdha rreth vetë IQ-së, por janë vërejtur dallime të mëdha në perceptimin e inteligjencës. Meshkujt janë të prirë që t’i mbivlerësojnë aftësitë e tyre intelektuale, përkundrazi, femrat janë të prira që t’i nënvlerësojnë ato. Nga ana tjetër meshkujt e martuar bien dy herë më pak në depresion, në ndryshim nga gratë e martuara.
Dhe e merrni me mend se cila mund të jetë arsyeja? Një nga ato është dhe rasti si ky për të cilin flasim; gishti i kritikës së fshehur drejtohet gjithnjë nga ato, përtej gjithë sakrificave dhe orëve të punës së paçmuar brenda mureve të shtëpisë që një femër bën me tre turne gjatë 24 orëshit. Pikërisht për shkak të mbingarkesës së roleve që përmendëm më sipër dhe që me kalimin e kohës askush nuk i vlerëson, përkundrazi i shohin si të mirëqena për të qenë pjesë e obligimeve të saja. Praktika profetike na tregon të kundërtën dhe na orientojnë për të kundërtën.
Atëherë ku çalon çështja? Përse pikërisht këtu na krijohet ngërç në përceptim, mendim dhe reagim?
Femrat janë mbretëresha. Zoti i botëve i ka krijuar nga brinja e Adamit që në to të prehen shpirtërisht pjesa tjetër e krijimit.Që të bëhen rrugë dhe urë për jetën.
I pari njeri që e besoi dhe pasoi Muhamedin ishte një femër. Zoti e merr si shembull për gjithë besimtarët një femër dhe pikërisht gruan e faraonit. Praktika profetike natregon për përparësi të femrës ndaj mashkullit në familje në raport 3 me 1, lidhur me respektin që duhet shfaqur ndaj sajë. Praktika profetike na tregon se gruaja në familje nuk detyrohet të shërbeje e as të jetë “hirushja e shtepisë” vetëm nëse ajo me dëshirën e sajë i kryen ato shërbime. .Ajo nuk detyrohet të kontribuoj ekonomikisht në shpenzimet e familjes, vetëm nëse ajome dëshirën e sajë vendos të kontribuojë etj. E me gjithë këto aspekte prej të cilave referenca hyjnore e ka liruar femrën ,sërish e gjejmë që ajo i kryen pothuaj të gjitha ato qe përmendëm e madje dhe më shumë, e mbi të gjitha, me shume dashuri.
Ajo që nuk falet në raport me ata që kanë në dorë të përcjellin të vërtëta e nuk e bejnë ose e bëjnë të përshtatur sipas konteksteve dhe prurjeve trë veta personale, është pikërisht kjo. Askush nuk u a thotë femrave këto aq bindshëm sa të guxojnë të reagojnë ndaj maskilizmit që mbyt përditë të bukurat pranë kuzhinave të gatimit apo tavolinave të hekurosjes,e pse jo, dhe pranë tabakave dhe ibrikëve të cajit për gjithë farefisin. Dhe fatkeqësisht askush nuk ja thotë meshkujve këto të vëteta me po aq forcë.
Ajo që edukatorët e referencave hyjnore duhet të bëjnë më patjetër është pikërisht t’i tregojnë secilit nga bashkëshortëve prej ku dhe deri ku fillon dhe mbaron e drejta hyjnore e femrës, i vjen kjo hidhur apo jo meshkujve burra. Dhe femrat duhet të vihen para informimit dhe diturisë se nëse përjetojnë situate si ato që kemi cekur më sipër, ajo duhet të presë shpërblim të jashtëzakonshgëm nga Zoti, pasi po i kryen nga kultura e sajë, njerzillëku, dëshira e mirë për bashkëpunim dhe ecje përpara, dhe pse jo nga kortezia e sajë si qënie e mirëkuptueshmë dhe e magjishme.
Patjetër nga ajo duhen larguar ndjenjat e fajit , se nuk po arrin performancën që i kërkon realiteti i kohëve moderniste dhe konsumiste. Nëse meshkujt nuk do t’a përnballin femrën me detyrimin e shlyerjes së obligimeve kulturore dhe zakonore të veshura me rrobën e fesë , është e sigurt se kontributi i tyre në familje do të ishtë shumë më ilartë në të gjitha aspektet. Nëse gruaja arrin t’u bëjë ballë gjithë këtyre presioneve psikosociale për asrye irracionale dhe kulturore të mjediseve familjare ku shpesh herë ështrë e detyruar nga rrethanat të jetojë, mendoni si do të ishte performanca e roleve nëse ajo me bindje dhe me zemër di se: Këto sjellje i kryej sepse “une dua dhe unë kam dëshirë të jap më të mirën”. Sigurisht do të ishin më eficente, frytdhënëse, dhe do të shihnim ngritje të cilësisë së marrdhënieve ndërpresonale si në aspëktin personal, ashtu dhe atë social-familjar. Motivimi I sjelljes është kyci për rezultate të kënaqshme.Dhe si mbyllje nk duhet të anashkalojmë për asnjë momënt mesazhinqë përcjellin te anëtarët e rinjtë familjes përmes këtyre fjalëve, fëmijët.?farë mendojne dhe çfarë ndjejnë vajzat dhe djemtë e këtyre grave dhe këtyrë baballarëve pas dëgjimit të këtyre leksioneve? T’i ruajmë imagjnatën,mendimin, ndjenjat sublime, modelet dhe mbi të gjitha t’i ruajmë me fanatizëm për këto krijesa ato imperative që vetë Zoti i ka bërë të domosdoshme për të qenë figura “Ikona”
Gjëja më e mirë që një baba mund të bëjë për fëmijët e tijë, është të dojë dhe respëktojë nënën e tyre.