Limaj e krasniqi vendosin të themelojnë parti?

Brenda këtij muaji do të shpallet formimi i partisë së re nga Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

Lajmi u publikua nga agjencia e lajmeve Ina nga Shkupi, dhe sipas burimeve të saj, Limaj e Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre të enjten kanë vendosur për themelimin e subjektit të ri politik.

“Janë bërë përgatitjet e para dhe se lider i subjektit të ri do të jetë kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ndërsa në radhët e partisë së re do të aderojnë politikanë të njohur të skenës politike, akademikë dhe personalitete tjera publike dhe nga baza e partive tjera”, theksoi për agjencinë Ina një nga nismëtarët për themelimin e subjektit të ri.

Gjithashtu pritet edhe publikimi i emrit të ri të partisë.

Ky subjekt i ri do të nisë menjëherë parapërgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen nga mesi i vitit të ardhshëm.

Artikulli paraprakKosovarët më zemërgjerët në ballkan, grekët, kroatët, kinezët dhe shqiptarët e Shqipërisë, më dorështrënguarit në botë?
Artikulli vijuesMusharraf akuzohet për tradhti, gjykimi nis më 4 dhjetor