Limaj shpallet i pafajshëm

Trupi gjykues në rastin “Kleçka”, para pak çastesh i ka shpallur të pa fajshëm për të gjitha pikat me të cilat akuzoheshin ish-luftëtarët e UÇK-së, deputeti i PDK-së Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarët e tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.

Ndaj katër të akuzuarve për krime lufte, i njohur si rasti “Kleçka”, trupi gjykues kishte vendosur kohë më parë që të vazhdonte gjykimi, me arsyetimin se ata gjatë kohës për të cilën akuzohen, kanë pasur pozita komanduese, njofton KosovaPress. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakNjë aeroplan izraelit ka sulmuar një objekt në Gazë
Artikulli vijuesKorçë, gruaja denoncon burrin: Bën vepra të turpshme me time bijë