LIROHEN GAZETARËT TURQ TË MBAJTUR PENG PËR DY MUAJ NË SIRI

Janë lënë të lirë dy gazetarët turq të mbajtur peng në Siri.

Gazetarë e porsa lënë të lirë, Adem Ëzkëse dhe Hamit Xhoshkun u sollën në Turqi.

Në Aeroportin Ataturk të Stambollit ata u pritën prej familjeve të tyre dhe Zëvendës Kryeministrit Beshir Atallaj.

Adem Ëzkëse dhe Hamit Xhoshkun u sollën në Aeroportin e Ataturk me aeroplanin e posaçëm të Kryeministrisë në orën 00.30 të darkës.

Beshir Atallaj, duke vënë në dukje se gazetarët u liruan si përfundim i ndërhyrjes së Turqisë, falënderoi personat dhe institucionet që treguan përpjekje për çlirimin e gazetarëve.

Beshir Atallaj i cili vuri në dukje se ata kanë qenë dëshmitarë i shumë ngjarjeve në Siri ku po përjetohet një dramë e njerëzimit tha: “Dëshira jonë është që në Siri këto ngjarje të mbarojnë dhe me ardhjen e fundit të dhunës të gjithë njerëzit të arrijnë sa më parë paqen dhe qetësinë”.

Edhe gazetari Adem Ëzkëse duke shprehur lumturinë që ndjen pas lënies së lirë e falënderoi Turqinë për përpjekjet që ka treguar.

Ëzkëse tha se ata u mbajtën peng në dy qeli të vogla por nuk u torturuan fizikisht.

Edhe Hamit Xhoshkun, u shpreh se gjatë dy muajve që kaluan në Siri ata e kuptuar edhe më qartë vlerën e lirisë./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTermokos, lider i mossuksesit
Artikulli vijuesBreshër vrasës në Kinë, 37 të vdekur dhe 20 të zhdukur(video)