Lirohen pesë shqiptarë të arrestuar në Bujanoc

Janë liruar të martën pesë nga tetë të burgosurit të arrestuar në një aksion të xhandarmërisë serbe të ndërmarrë në Komunën e Bujanocit, më 4 maj të këtij viti.

Sipas disa burimeve jozyrtare mësohet se pesë të arrestuarit e liruar nga burgu i Beogradit janë: Elhami Salihi, Mustafa Limani, Sherif Abdyli, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi, raporton INA.

Të burgosurit në fjalë ishin ish ushtarë të UÇPMB-së, ndërkaq prokuroria serbe i kishte ngarkuar me veprën penale për gjoja krime lufte të bëra në Luginë të Preshevës. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakBllaca: Për SHIK-un pyeteni Thaçin
Artikulli vijuesSHBA armatos Italinë