Lista Serbe kërcënon me largim nga Qeveria për Asociacionin

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ka thënë sot se Lista Serbe do ta rikonsiderojë pjesëmarrjen e saj në Qeverinë e Kosovës, e me gjasë edhe do të largohet nga ajo nëse nuk respektohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Një prej pikave të marrëveshjes për koalicion, mbi bazën e së cilës edhe kemi hyrë në Qeverinë e Kosovës, ka qenë edhe formimi i AKS-së dhe ne s’kemi çfarë të kërkojmë me partnerët që nuk respektojnë atë që kanë nënshkruar”, ka thënë Jevtiq për të përditshmen e Novi Sadit, “Dnevniku”.

Ai ka shtuar se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për AKS-në por edhe “për humbjen e besimit të cilin po tentojmë ta ndërtojmë, jo vetëm përmes dialogut në Bruksel, por edhe me vetë hyrjen tonë në institucionet kosovare”.

“Ky besim do të ndërtohet vetëm nëse ka respektim të plotë të asaj për të cilën jemi dakorduar, si në Bruksel, ashtu edhe në Prishtinë”, ka porositur ministri Jevtiq, transmeton Koha.net.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka suspenduar marrëveshjen për AKS-në, marrëveshje e cila më 25 gusht u arrit në Bruksel mes kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq.

Artikulli paraprakLibri që po shitet në panair: Myslimanët duhet të jenë terroristë!
Artikulli vijuesA duhet lënë bateria të harxhohet plotësisht për ta rimbushur?