LIVE: Apple prezanton iPhone 5!

Apple sot ka hapur dyert e Yerba Buena Center në San Francisko për të zbuluar modelin e rid he të shumë-pritur të iPhone. Njerëzit kanë pritur me muaj për këtë moment.

Përmbledhje për iPhone 5:

Rrjet LTE, processor A6, ekran të madh, dizajn më të hollë dhe më të ndritshëm, jetë më të gjatë të baterisë krahasuar me 4S. Deri në 8 orë kohë bisede në 3G, 8 orë shfletimi të internetit në LTE apo 3G, apo 10 orë në WiFi, dhe 225 orë në rastet kur telefoni është jo-aktiv.

Para-porositë e iPhone 5:

Apple zyrtarisht prezanton iPhone 5 dhe datat e lansimit janë këto: iPhone 5 do të jetë në dispozicion për para-porosi nga kjo e premte, 14 shtator, ndërsa në dyqanet e kompanisë dhe online do të jetë nga e premtja tjetër, ose 21 shtatori 2012.

Shitja

Që nga 21 shtatori, iPhone do të jetë në dispozicion në SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Gjermani, Australi, Japoni, Hong Kong, SIngapor.

Emri:
Tashmë, është konfirmuar se emri i telefonit më të ri të Apple do të jetë iPhone 5.

Lojërat:
Në prezantimin e tipareve kryesore të iPhone 5 flitet për lojërat që mundësohen në telefon.

Tani, iPhone 5 ofron edhe Game Center, me më shumë se një lojtar. Me iPhone 5 ju mund ta sfidoni një mik tjetër në lojën e përbashkët që ju luani. Ose të luani me të tjerët në kohë reale, ndërsa kundërshtari juaj mundohet të ju zë në garën e mëparshme.

Natyrisht se Apple mundëson interaktivitet të plotë me një makina në lojë, lëvizje sipas pozitës së telefonit, si dhe ta efektoni kohën tuaj me lëvizjet që bëni në lojë.

Psh, loja Real Racing 3 ofron pista të vërteta, me vetura të vërteta, me njërëz të vërtetë, dhe lojë e cila mund të luhet kurdoherë – sa herë që ju dëshironi. Loja do të jetë në App Store më vonë gjatë vitit.kohaislame

Artikulli paraprak77 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë
Artikulli vijuesFeith: Do të vazhdojë të mbështesë Kosovën