Pikërisht zëvendëskryetarja e CDU-së, Julia Klöckner, e cila para pak ditësh iu rekomandoi kolegëve të partisë së saj- “ta qepnin njëherë gojën” – e shqyen këtë të fundit- më falni, por nuk është fjalë e thënë nga unë.
Një propozim i quajtur “Plan A2″ duhet të zëvendësojë planin për zgjidhjen e krizës së refugjatëve të kancelares Merkel përmes një strategjie kombëtare.
Bëhet fjalë për kampe pritjeje direkt në kufi për fluksin e pandalur të refugjatëve dhe “kontigjente ditore”. Kjo do të thotë që do të lejohen të kalojnë aq refugjatë të kalojnë kufirin, sa mund edhe të akomodohen.
Por vetëm etiketimi i këtij plani dhe përmbajtja e tij tregojnë se në ç’situatë të vështirë është futur CDU-ja, e cila për muaj me radhë nuk ishte dakord me politikën e refugjatëve të kancelares, por edhe nuk tentoi ta korrigjojë atë. Tani priten votime në tre lande gjermane, vlerat në sondazhe të CDU-së po bien edhe për shkak të politikës së refugjatëve të Angela Merkelit. Julia Klöckner, kandidate kryesore e CDU-së në landin e Renani-Pfalcit druan se po i ikën nga duart fitorja.