Londra, kryeqyteti i vetmisë: 90% e personave të moshuar thonë se ndjehen të vetmuar

Vendi ku jetoni, ndikon shumë nëse ndjeheni të vetmuar, thonë studiuesit.

Pothujase 90% e personave të moshuar që jetojnë në Londër janë shprehur se ndjehen të izoluar, ndërsa një shifër më e vogël paraqitet në Uells, shkruan Daily Mail, transmeton koalb.com.

Sondazhi i kryer me rreth 2000 persona të moshave mbi 55 vjeç ka nxerr në pah vetminë dhe mungesën e kohezionit të komunitetit lokal.

Një e katërta e të anketuarve në Yorkshire dhe Humber kanë thënë se nuk ndihen të vetmuar për shkak të ngjarjeve sociale, por ndryshe paraqitet situata në Londër ku personat e moshuar e ndjenjë mungesën e komunitetit në lagjën e tyre.

Sipas autores së studimit, Claudia Wood, ka theksuar se kjo është një thirrje për komunitetin, sepse sipas saj Britania është duke kaluar nëpër krizën e zhvillimit të vetmisë dhe izolimit.

“Ne kemi nevojë të marrim në konsideratë urgjente qasjen për hartimin e hapsirave publike dhe private për moshat e ndryshme, sidomos për të moshuarit, në mënyrë për ti inkurajuar ata për një jetë të shëndetshme, aktive dhe të shoqërueshme,” ka shtuar ajo.

Sipas statistikave zyrtare, një milion njerëz të moshuar në Britani të Madhe vuajnë nga vetmia.

Artikulli paraprakSHKENCËTARJA E NJOHUR GJERMANE TRONDIT OPINIONIN, ZOTI E KRIJOI UNIVERSIN
Artikulli vijuesKryebashkiaku mysliman i Londrës: Ftoj Trump të vijë këtu, dua ta edukoj mbi Islamin