Loton kur sheh videon e tij, kundër Islamit

Gjykimi i Adolf Ajhmanit në Jerusalem një gjysmë shekulli më parë i ka dhënë popullaritet shprehjes “banaliteti i së keqes”. Në epokën e komunikimit digjital, paraqitja e Anders Bering Breivikut në një sallë gjyqi të Oslos po ashtu rrezikon magjepsjen e publikut me personalitetin e një vrasësi masiv.


Por, derisa natyra e njeriut mëkatar është vërtet e vështirë, gjykimi nuk ka të bëjë me Breivikun, përgjegjësia e të cilit për vrasjen e 77 personave nuk vihet në dyshim. Bëhet fjalë për viktimat e tij.

Ajo kujton korrikun e vitit të kaluar, kur Breiviku vendosi një makinë-bombë jashtë ndërtesave të Qeverisë në Oslo.

Ajo vrau tetë persona dhe plagosi 209 të tjerë. Më pas, Breivik vazhdoi rrugën në ishullin Utoja dhe në kampin rinor të Partisë së Social-Demokratëve varu 67 njerëz dhe plagosi 33. Dy vdiqën në përpjekje për të shpëtuar nga ai.

Duke arritur dje në gjykatë, Breivik buzëqeshi dhe përshëndeti me grusht.

Derisa transmetohej incizimi i britmave të viktimave të tij, ai nuk shfaqi emocione.

Lotët i kishte rezervuar për videon e tij, ku shfryen kundër Islamit dhe multikulturalizmit, e të cilën e kishte postuar në Internet para sulmeve.

Duke iu përgjigjur akuzave, ai pranoi vrasjet, por jo edhe fajësinë, duke thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje.

Sipas gazetës, parimi i procesit të duhur është thelbësor për një demokraci, për zbatimin e ligjit pa interes dhe me nocionin e drejtësisë.

Sistemi ligjor i Norvegjisë e ilustron këtë shembull. Por, ky nuk është një rast normal, në të cilin është detyrë e gjykatësit të përcaktojë fajësinë në bazë të provave.

Breivik po shfrytëzon vëmendjen që u është kushtuar procedimeve gjyqësore për ta kthyer atë në një pantomimë keqdashëse.

Ai ka mundësi të bëjë më shumë.

Nuk ka dyshim rreth fajësisë së tij, por vetëm për mendjen e shëndoshë të tij. Ai do të kalojë shumë vite ose në një institucion psikiatrik, ose në burg.

Kur Radovan Karaxhiqi, të cilin Breiviku e cilëson si hero, ka folur në gjyqin e tij për familjet e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, ai i ka fyer ato dhe ka gënjyer në lidhje me krimin për të cilin akuzohet.

Në gjykimin e Brevikut, pritet të ndodhë diçka e ngjashme. Aq sa është e mundur brenda kufizimeve të sistemit ligjor, autoritetet e drejtësisë duhet të ndalojnë Breivikun nga përzierja e mizorisë me fjalë kundër viktimave.

Dëshmia e të pandehurit nuk do të transmetohet në këtë rast. Kjo është përtej argumentit të vendimit të drejtë.

Çfarëdo të jenë rrënjët psikologjike të barbarizmit të Breivikut, manifestimi i tyre publik është një ksenofobi e pamëshirshme, e ushqyer nga teoria e konspiracionit të çmendur.

Në kundërshtim me fantazitë e tij, ai nuk është nxitur nga padrejtësia.

Breiviku është një shembull spektakular, që sociologu amerikan, Riçard Hofstater, 50 vjet më parë, e ka quajtur stil paranoik në politikë.

Breiviku, kurrë nuk do të fitojë vëmendjen publike për ndjenjat e tilla helmuese.

Kjo do të ishte fyerje për viktimat dhe rrezik publik për nxitjen e ekstremistëve, që ta ndjekin atë më mjete të ngjashme. (v.t.)/times/evropaelire/kohaislame

Artikulli paraprakTë vërtetat e thjeshta të cilat njerëzit shpesh i harrojnë
Artikulli vijuesProkuroria ka proceduar 820 raste për korrupsion