Tregohet se një mi me plot vetëbesim një ditë i kishte thënë Luanit: Luan më jep mundësi të flas dhe më garanto siguri.
Luani i tha: fol, o mi trim.
Miu i tha: unë për një muaj mund të mbys ty.
U qesh Luani dhe në tallje i tha miut: ti o mi???!!!!
Miu iu përgjigj: po unë. Ma jep një muaj.
Luani i tha: pajtohem, por pas një muaji nëse nuk më mbyt unë do të mbys ty.
Kaluan disa ditë…
Në javën e parë u qesh luani, por në disa ëndrra shihte se si e mbyt miu. Por nuk brengosej aspak për këtë gjë.
Javën e dytë… frika filloi të depërtojë në gjoksin e luanit.
Javën e tretë … frika vetëm se ishte në gjoksin e luanit dhe filloj të flet me veten…po çka nëse fjala e miut del e vërtetë.
Javën e katërt… luani vetëm se ishte tej mase i shqetësuar dhe trishtuar.
Në ditën e pritur kafshët nën komandë të miut u drejtuan drejt vendit ku gjindej luani.
Ishte habia e madhe… e gjetën luanin “trup i palëvizshëm”.
Miu e kuptoi se pritja e fatkeqësive është gjëja më e vrazhdë për egon e tjetrit.
A e kuptove kush është luani?
Luani është personaliteti yt, i cili supozojmë se është shumë i fortë me besimin që ka.
Miu është stresi dhe frika jote.
Sa herë ke pritur të ndodhë diçka e nuk ka ndodhë asgjë!!
Sa fatkeqësi i ke pritur dhe nuk ka ndodhë ashtu si e ke pritur?!
Andaj, prej sot, të nisemi në jetë dhe të mos i presim fatkeqësitë, sepse e dimë se janë sprovë dhe se do të na vijnë tash ose më vonë.
Jeta do të kalojë, por dështimi ose fatkeqësitë janë begati të cilat shumica prej nesh i shpërfillin.
Mos e angazho veten me fatkeqësi të ardhme, përqendrohu në ditën e sodit dhe bëhu pozitiv.
“Jeni optimist, atë edhe do ta gjeni”.