Lufta e çimentos, BE kundër Kosovës: Shkele marrëveshjen

PRISHTINE- Bashkimi Europian del kundër Kosovës në lidhje me vendosjen e tarifës prej 35 % në importin e çimentos. Sipas zyrës së Bashkimit Europian në Prishtinë vendosja e kësaj tarife është në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë, nënshkruese e së cilës është edhe Kosova. Reagimi në fjalë i referohet vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 35 për qind importit të çimentos nga Shqipëria në emër të mbrojtjes së prodhimit vendor.

“Përsa kohë Kosova ka firmosur marrëveshjen e Tregtisë së lirë, atëherë duhet t’i përmbahet asaj dhe ky vendim për tarifë 35 % në importin e çimentos nuk është në pajtim me këtë marrëveshje. Kjo është deklarata e Suzana Bytyçit, zyrtare për informim në Zyrën e BE-së në Kosovë dhënë për mediat Kosovare.

Nga ana e saj Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila mbron vendimin e saj për vendosjen e tarifës prej 35 për qind për çimenton e importuar nga Shqipëria dhe vendet e tjera, me arsyetimin se në tri vitet e fundit është rritur importi i këtij produkti në treg nga 3 në 35%.
Çmimi i referencës u ndërmorr nga Ministria e Tregtisë e Kosovës si kundërpërgjigje ndaj vendimit të qeverisë shqiptare për çmimet shumë larta reference të patateve dhe mallrave të tjera të prodhurara në Kosovë. Vendimi ngjalli reagimin kunder te biznesit ne Shqiperi, por kunder këtij vendimi jane shprehur edhe deputetet e opozites ne Kosove.

Artikulli paraprakRritet numri i përdoruesve të substancave narkotike
Artikulli vijuesNafta në detin Adriatik i jepet ish- spiunit izraelit