Lumia 900 mund të ndihmojë rrugëtimin e Nokias

Jo shumë kohë më parë, Research In Motion kishte zënë fronin e tregut të smartphone-ëve. Tani, prania e BlackBerry në treg është zvogëluar dhe RIM është duke u ripërqendruar në bazën e vet për biznesin me konsumatorë, derisa mundohet që t’i dorëzojë mbretërinë e konsumatorëve sfiduesve të vet Google dhe Apple.

Nokia shpreson për një dalje më të favorshme teksa garon për të ndikuar tek blerësit të smartphone-ëve në Shtetet e Bashkuara me Lumia 900, që gjatë ditës së sotme pritet të dalë në shitje në AT&T dhe tek shitësit e tjerë.

Përpjekjet e fundit të saj janë pashmanghsmërit të lidhura me Microsoft dhe pasuritë e sistemit operativ për celularë, Windows Phone.

Windows Phone është i ndërtuar përgjatë një ndërfaqe me pllaka shumëngjyrëshe, të mundshme për t’u ndryshuar që përditësohen në mënyrë të vazhdueshme me fotografi, ose për të paraqitur, ta zëmë, numrin e letrave elektronike në inboxin tuaj. Ju mund ta prekni pllakën People për të parë njerëzit tek të cilët keni telefonuar së fundi, ose për të parë postimet dhe veprimtaritë e përditësuara nga miqtë ose ata që i ndiqni në Twitter, Facebook, LinkedIn dhe Windows Live, ku të gjitha këto janë të përmbledhura në një vend.

Nokia, Microsoft dhe bartësi ekskluziv për Shtetet e Bashkuara, AT&T, presin që të kenë një sukses të madh me Lumia 900. Ky telefon vjen me versionet me ngjyrë të zezë dhe të kaltër; pas dy javësh, pritet të lëshohet një version i bardhë./pcworldalbanian/kohaislame

Artikulli paraprakIvanov viziton në Stambollin, takon personalitete të njohura
Artikulli vijuesEGJIPT: ISH SHEFI I AGJENTËVE THOTË SE NUK E KA MBËSHTETJEN E USHTRISË