Lunacek: Idetë për Shqipërinë e Madhe do të shuhen

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, është e bindur se më 4 mars, kryeministri i Kosovës Hasim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Dacic, do të pajtohen për veriun.

Europarlamentarja kërkon që Kosova ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Në një intervistë për gazetën “Tribuna”, ajo ka bërë thirrje që politika të largohet nga gjuha nacionaliste.

E pyetur për deklaratën e kryeministrit Thaçi se shqiptarët mund të jetojnë në një shtet nëse nuk ka integrim evropian, ajo ka thënë se retorika nacionaliste nuk është zgjidhje dhe se ajo nuk i ndihmon vendit.

Lunacek ka shprehur bindjen se ditën kur Kosova do të jetë anëtare e plotë e komunitetit ndërkombëtar, idetë për Shqipërinë e Madhe do të zhduken. Ajo ka shfaqur bindjen se një sekt fundamentalist fetar si ai që sulmoi debatin rreth seksit, nuk do të gjejë vend në Kosovë.kohaislame

Artikulli paraprakNesër, sërish protestë kundër "hajnisë së KEK-ut"
Artikulli vijuesLuftë kundër scientology-së në Gjermani