“Ma mbylli gojën bariu i tyre!”…

Më tërhoqi vëmendjen sonte postimi i një miku tim damasken. Kam dëshirë ta ndaj me ju.

“Tregohet se, një jomusliman kaloi pranë një fshati musliman dhe kishte marrë zotim të ngatërronte dijetarët e vendit me hapjen e debateve dilematike. Por, përpara se të mbërrinte në fshat, kaloi pranë një bariu. Tha me vete: Le të filloj me këtë bari të paditur dhe ta ngatërroj në fenë e tij!

Pasi u prezantua si musliman, mori të fliste dhe i tha bariut: “Ne si muslimanë, e kemi të vështirë ta mësojmë Kur’anin përmendësh! E ke parasysh, ai ka 30 xhyze! Pastaj, ka shumë tema të përsëritura, pse mos t’i fshijmë fare, ato thjeshtë janë fjalë që përsëriten?”

Pastaj, duke qeshur tinëz, vijoi: “Kështu, duke eliminuar gjërat e përsëritura, reduktojmë numrin e xhyzeve dhe e kemi më të lehtë ta mësojmë përmendësh!”

Gjatë gjithë kohës bariu po e dëgjonte me vëmendje dhe ia ktheu: “Fjalë bindëse, shumë interesante!”

Jomuslimani u gëzua pa masë, me bindjen se bariu ra në pusinë e tij.

– “Por, kam një pyetje”, vijoi bariu. – “A nuk ke në trupin tënd gjymtyrë të përsëritura: dy duar, dy këmbë, dy sy, dy veshë etj. Përse nuk i pret këto gjymtyrë të pësëritura, sepse edhe lehtësohesh, edhe të normalizohet pesha, edhe të bën dobi më shumë ushqimi. Gjithashtu do pushosh nga bartja e gjymtyrëve të përsëritura e të padobishme!?”

Pas kësaj, jomuslimani u ngrit me të shpejtë dhe tha: “Ma mbylli gojën bariu i tyre!”… dhe, u largua me fytyrë të nxirë…”

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari

Artikulli paraprakA e dini kush është kundër “Lëvizjes BESA”?!
Artikulli vijuesMe kë jeni kapur për dore?