Majlinda kampione e Evropës

Majlinda Kelmendi ka arritur të shënojë fitore kundër francezes, Priscilla Gneto dhe është shpallur kampione e Evropës në kategorinë 52 kilogram.

Krenaria e Kosovës tregoi edhe një herë që është një shkallë më lartë se të gjithë në sportin e xhudos.

Ajo e mbylli ndeshjen para kohe me ippon.

Paraprakisht, xhudistja pejane e ka mposhtur në gjysmëfinale francezen, Annabelle Euranie.

Vlen të theksohet se Majlinda e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova.

Kurse, në rrethin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Schëartz.

Artikulli paraprakJa se cili djath kushton 1000 euro për kilogram
Artikulli vijuesMBI PATRIOTIZMIN, MANIPULIMIN DHE HARESËN