Makarona me proshutë e ajkë

Nevojiten:
* 400 gramë makarona
* 100 gramë gjalpë
* 4 vezë
* 2 decilitra ajkë
* 1 tubë qepë të reja
* 200 gramë proshutë e tymosur
* 5 lugë vaj
* mëlmesa të përziera, kripë, piper i zi

Gatimi:
1. Makaronat zihen në ujë me kripë e pastaj kullohen nga lëngu i tepërt.

2. Qepët e reja priten në rrathë ndërsa proshuta e tymosur pritet në katrorka. Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë. Të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.

3. Në enë të përshtatshme tunden gjalpi dhe të verdhtë e vezëve. Shtohen makaronat, proshuta, qepët e reja dhe ajka. Shtohen mëlmesa sipas shijes dhe të gjitha përzihen mirë.

4. Në fund shtohet shkuma nga të bardhtë e vezëve dhe përzihet ngadalë me tel kuzhine.

5. Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj. Derdhet në të masa e përgatitur. Rrafshohet dhe piqet derisa të skuqet, në furrë të nxehtë në 200 gradë C.

Këshillë shtesë: Për përgatitjen e këtij ushqimi, në vend të proshutës së tymosur, mund të përdoret edhe suxhuk shtëpie.

Artikulli paraprakA pranohet fetwaja e një dijetari që rri ulur përderisa të mos dalë vetë në luftë
Artikulli vijuesMusaka me kungulleshka e karota