Policia në Mal të Zi thotë se i ka arrestuar 16 vetë, të dyshuar për trafikimin e 138 imigrantëve ilegalë nga Siria në Serbi, në përpjekje për t’u larguar nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta, dhe për të arritur në shtetet e Evropës Perëndimore.
Policia ka njoftuar dje se e ka thyer një zinxhir trafikimi nga Shqipëria në Serbi, që kalonte nëpër Mal të Zi.
Dhjetëra mijëra imigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme kanë udhëtuar ilegalisht nëpër vendet e Ballkanit, e kryesisht kah Hungaria, nëpër kufirin verior të Serbisë, raporton AP nga Podgorica.
Policia e Malit të Zi ka thënë se personat e arrestuar janë shtetas të Serbisë dhe se po kërkohen edhe dy të dyshuar.