Mali – Të paktën 50 të vdekur nga përleshjet

Të paktën 50 kryengritës në veri të Malit, kanë humbur jetën nga përleshjet mes ushtarëve vendas dhe francezë pranë rajonit Gao, bënë të ditur burime zyrtare.

“Përleshjet vazhduan edhe sot në mëngjes rreth 60 kilometra në veri të Gao-s, mes islamikëve dhe trupave vendase të mbështetur nga ushtria franceze. Të paktën 50 islamikë kanë humbur jetën”, theksuan burimet zyrtare.

Gao ishte nën kontrollin e rebelëve para ndërhyrjes franceze, që filloi më 11 janar.

“Nuk ka hollësi të mëtejshme për këto përleshje, që filluan dy ditë më parë”, shtuan burimet zyrtare vendase./trt/kohaislame

Artikulli paraprakAsadi kritikon Anglinë për qëndrimin ndaj Sirisë
Artikulli vijuesSiri – Shkon në 106 numri i viktimave në 24 orët e fundit